Tornadot shkatërrojnë disa shtete në SHBA, 17 të vdekur
Së paku 17 persona kanë gjetur vdekjen pas tornadove të njëpasnjëshëm që kanë goditur pjesën jugqëndrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.13 prej tyre kanë vdekur pas Arkansas, ku situata është më dramatike ndërsa viktimat e tjera janë shënuar në Oklahoma, ku disa ndërtesa janë dëmtuar rëndë, duke shkaktuar edhe dhjetëra të plagosur.Tornadot kanë goditur edhe Nebraskan, Kansas, Iowa dhe Missourin.Presidenti amerikan Barack Obama, i cili aktualisht gjendet në një udhëtim zyrtar në Filipine, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave ndërsa i ka kërkuar ekipeve të emergjencave federale, të qëndrojnë në terren për të ofruar ndihmë.Në të njëjtën ditë, 3 vjet më parë, një seri torandosh goditën Misisipin, Alabamën, Tenessee, Virginia dhe Georgia, duke shkaktuar 316 viktima./nzh/oranewsonline/