Vuçiç: Do të përfaqësoj Serbinë në bisedimet Beograd-Prishtinë

Kryeministri i emëruar serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se do ta përfaqësonte personalisht vendin e tij në bisedimet Beograd-Prishtinë.Duke paraqitur programin e ri qeveritar, Vuçiç theksoi se marrëveshja për normalizimin e marrëdënieve me Prishtinën, e arritur më 19 prill të vitit të kaluar, ishte një sukses i qeverisë së mëparshme.”Nuk do ta anashkaloj, as tani as në të ardhmen këtë problem”, theksoi kryeministri serb, Vuçiç.Marrë nga ATA