Kore e Jugut, arrestohen 15 anëtarët e tragetit të mbytur
Seul- Të 15 anëtarët e ekuipazhit të tragetit që u mbyt javën e shkuar në Korenë e Jugut, janë arrestuar, të gjithë nën të njëjtën akuzë: neglizhencë në krye të detyrës.I pari që u vu nën pranga ka qënë kapiteni i tragetit ndërsa prokuroria kërkoi një ditë më parë urdhër arresti për të gjithë ekuipazhin, nisur edhe nga kërkesat e dëshpëruara të familjarëve të viktimave.Trageti me 476 persona në bord u mbyt në ujërat e Koresë së Jugut më 16 prill.Deri më tani nga trageti janë nxjerrë të pajetë 183 trupa ndërsa ende rezultojnë të zhdukur më shumë se 100 të tjerë.Vetëm gjatë ditës së djeshme, zhytësit gjetën 48 trupa studentësh, të gjithë me jelekët e shpëtimit të veshur, e të gjithë të mbledhur në një dhomë duke pritur për ndihmë me celularë në dorë.Sipas policisë, prezenca e aq shumë viktimave në një kabinë e cila mban deri në 30 persona, tregon se kjo pjesë e anijës është zhytur e para në ujë ndaj dhe të rinjtë nuk kanë patur mundësi shpëtimi.Ndërkaq kritikat sa vijnë e bëhen më të ashpra ndaj qeverisë dhë autoriteteve koreano-jugore, të cilët ende nuk po zbulojnë shkaqet e këtij aksidenti tragjik.Gjatë një vizite në Seul ditën e djeshme, presidenti amerikan Barack Obama, shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e madhe të aq jetëve ndërsa ofroi solidaritetin dhe mbështetjen e SHBA-ve./bgj/sg/oranews/