Brazil, gjendet i vdekur koloneli i torturave
Rio De Zhaneiro- Një ish-kolonel i ushtrisë braziliane i cili pranoi torturimin dhe vrasjen e të burgosurve politikë nën sundimin ushtarak deri në vitin 1980 është gjetur i vdekur në banesën e tij .Pauolo Malhaes, 76 vjec, sipas policisë, është vrarë nga 3 persona që hynë me dhunë në shtëpinë e tij në periferi të Rio De Janeiros.Muajin e kaluar, ish koloneli deklaroi se nuk ishte penduar për vrasjen dhe torturimin e shumë njerëzve dhe të burgosurve politikë në kohën e regjimit.Të paktën 500 njerëz janë zhdukur ose janë vrarë në Brazil në kohën e qeverisjes nga ushtria në mes viteve 1964 dhe 1985. Mijëra të tjerë u arrestuan dhe torturuan, duke përfshirë edhe presidentin aktual Dilma Rousseff. Sipas gruas së tij, Kol Malhaes ish koloneli është mbytur nga tre burra të cilët hynë në shtëpinë e tyre.Avokati i njohur Brazilian, Wahid Damous, tha se vrasësit ishin në ndjekje të dokumenteve sekrete që dispononte ndaj dhe vrasja ka lidhje të drejtpërdrëjtë me pozicionin që ka pasur ai në kohën e diktaturës si dhe me vrasjet dhe torturimet që ka kryer.Më 1 prill, Brazili shënon 50 vjet që nga grushti i shtetit në 1964 që më pas u drejtua nga qeveria ushtarake.