Greqi, kapen 500 kg marijuanë në 24 orë, 4 në pranga
Greqi: 4 operacione antidrogë në Greqi, kanë çuar në sekuestrimin e gjysëm ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria. Dy operacione janë zhvilluar në Patra, një në Selanik e një në Igumenicë.Në portin e Patras, policia greke ka kapur një furgon-frigorifer me 354.2 kg marijuanë, të ndarë në 311 pako e të fshehur në tavan dhe në traversa. Droga mësohet se kishte si destinacion Italinë, pasi furgoni ishte gati për t’u imbarkuar në traget.Operacioni vijoi në një magazinë në Patra, ku u kap një tjetër furgon me 112.6 kg marijuanë të ndarë në 99 pako. Për të dyja rastet ranë në pranga dy trafikantë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.Në Igumenicë, policia greke ndaloi pranë portit një “Mercedes-Benz” me targa shqiptare ku u sekuestruan 10.1 kg marijuanë. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, shqiptar 29-vjeç.Në Selanik, policia kapi një bullgar 48-vjeç, teksa po merrte një çantë me 23.2 kg marijuanë, të fshehur në një zonë bujqësore. Sasia e sekuestruar në 24 orë në Greqi, shkon në 500 kg marijuanë.