Izraeli pezullon bisedimet me palestinezët
Izraeli ka pezulluar bisedimet e paqes me palesinezët, si përgjigje të një marrëveshje bashkimi mes Hamasit dhe Fatahut. Vendimi erdhi pasi kryeministri, Benjamin Netanjahu, mbajti një takim gjashtë-orësh në Kabinetin e Sigurisë në Izrael.Dy fraksioneve palestineze njoftuan marrëveshjen e pajtimit të mërkurën, duke thënë se ata do të përpiqen për të formuar një qeveri uniteti në javët e ardhshme. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, u shpreh sot se ky veprim bëri një marrëveshje paqeje "të pamundur."
Hamasi dhe Fatahu u përçanë në mënyrë të dhunshme në 2007 dhe që nga ajo kohë palestinezët janë ndarë nën dy grupime udhëheqëse.Ky plan ka dështuar më parë, si dhe shton ndërlikime të reja për përpjekjet amerikane për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Izraeli e dënuan marrëveshjen.