Ushtria në trafik droge, PD: Mazhoranca ka informacion, Kodheli dhe Rama të përgjigjen VIDEO

Partia Demokratike depoziton për herë të dytë një kërkesë për të thirrur në komisionin e Sigurisë Ministren e Mbrojtes në lidhje me informacionin për implikimin e mundshëm të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli sot në një prononcim për shtyp nga selia blu për t'i kërkuar ministres Kodheli por edhe kryeministrit Edi Rama, përgjegjësinë politike për të bërë transparencë në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se inkurajon prokurorinë në hetimin e kësaj çështjeje.“Sot PD depozitoi sërish kërkesën për ministrin e Mbrotjes të paraqitet në Komision e Sigurisë. PD mbështet Prokurorinë në hetimin e çështjes. Është proces që ecën paralel në mënyrë të pavfarur nga transparenca parlamentare. Nga kjo pikëpamje inkurajomë prokurorinë dhe theksojnë se kryeministri e Kodheli nuk mund t’i ikin transparendës parlamentare. Sapo kemi marrë info mbi përdorimin e mundshëm të Forcave të Armatosura për trafik droge i jemi drejtuar institucioneve. Qeveria ka refuzuar të përgjigjet. Dje mori një përgjigje. Deputeti i mazhorancës e bëri të qartë se ka informacion dhe opozita nuk tërhiqet nga kërkesa: Pse për 8 ditë kryeministri e ministrja kanë fshehur faktin se kanë informacion? “ tha Basha duke shtuar se “PD nuk bën prokurorin, por kërkon përgjegjësinë politike nga ministrja e Mbrotjes dhe kryeministri”.Prononcimi i plotë i kreut të opozitës gjatë konferencës për mediat dhe pyetjet nga gazetarët:Sot, 8 ditë pasi Partia Demokratike ju drejtua publikisht qeverisë, nëse ka informacion në lidhje me përdorimin e mundshëm të bazave të ushtrisë në trafikun e drogës, pozita e Kryeministrit dhe Ministres të Mbrojtjes është përkeqësuar edhe më shumë para shqiptarëve.Për 8 ditë Kryeministri dhe Ministrja e Mbrojtjes refuzuan ti përgjigjen pyetjes së opozitës. Dje kjo pyetje më në fund mori përgjigje live në sallën plenare. Nga deklarimet e një deputeti të shumicës rezulton se Kryeministri dhe Ministrja e Mbrojtjes kanë informacion.8 ditë i çuan dëm, dhe dolën zbuluar në përpjekje për ta fshehur këtë fakt. Kujt i djeg miza, nuk i bëjnë derman as mushkonjat.Qeveria, kryeministri Rama dhe Ministrja Kodheli, kanë informacion. Pse e fshehin atë? Pse nuk japin llogari para publikut, para Kuvendit? Pse i tremben transparencës? Kjo e rëndon edhe më shumë pozitën e tyre dhe ngre dyshime të tjera, dhe pyetje të tjera.Çfarë ka bërë Edi Rama dhe Ministrja Kodheli në momentin që janë informuar se bazat e ushtrisë mund të jenë përdorur në trafikun e drogës? Çfarë qëndrimesh kanë mbajtur?Çfarë masash kanë marrë?Kjo është një çështje e rëndësisë kapitale dhe nuk lë vend për shaka e lojëra kukafshehti. Kjo çështje vë në provë shtetin, republikën tonë, anëtare në NATO.Partia Demokratike dhe mbarë shqiptarët janë thellësisht të shqetësuar dhe shumë seriozë për këtë pikë. Ndaj kam udhëzuar deputetët tanë të kërkojnë sërish që Ministrja e Mbrojtjes të paraqitet në Komisionin e Sigurisë dhe të dëshmojë se çfarë di ajo rreth informacioneve mbi përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së forcave të armatosura nga narkotrafikantët, dhe çfarë masash ka marrë.Gjithashtu i bëj thirrje kryeministrit të dalë sa më shpejt para opinionit publik dhe të sqarojë këtë çështje. Për nga rëndësia, këto pyetje dhe këto informacione që ata tashmë dihet botërisht se i kanë, ia kalojnë rutinës së përditshme dhe pa bereqet të ekzekutivit, dhe janë prioritet jo vetëm i politikës edhe i interesit publik.Pyetje: z Basha, a do të marrë Partia Demokratike iniciativa për t’i shkuar deri në fund hetimit, ndoshta ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar?Partia Demokratike, siç ju informova, sot ka depozituar sërish kërkesën për Ministren e Mbrojtjes të paraqitet në Komisionin e Sigurisë dhe të japë shpjegime për informacionet që ka dhe masat që ka marrë. Ky është hapi i parë dhe natyrisht do ta ndjekim këtë proces derisa transparenca e plotë të jetë bërë dhe përgjegjësitë e plota të jenë marrë.Pyetje: Z Basha, të dhënat që disponon Partia Demokratike do ti vihen në dispozicion Prokurorisë pasi një ditë më parë Kryeprokurori kërkoi bashkëpunimin e opozitës për të nisur hetimet për këto akuza publike?Partia Demokratike dhe opozita mbështesin tërësisht drejtësinë, Prokurorinë, në hetimin e kësaj çështje. Ky është proces që ecën paralel dhe në mënyrë të pavarur nga transparenca parlamentare që opozita kërkon tashmë prej më shumë se një jave. Ndaj nga kjo pikëpamje duke inkurajuar plotësisht Prokurorinë dhe organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre, duhet të theksoj se Kryeministri, Ministrja e Mbrojtjes nuk mund ti ikin transparencës para Kuvendit që është një detyrim kushtetues dhe ligjor, nuk mund ti ikin transparencës para publikut.Pyetje: Kur do ti bëni publike faktet që edhe në Parlament thatë se i keni dhe a i keni informuar partnerët ndërkombëtarë për këtë shqetësim?Opozita, Partia Demokratike sapo ka marrë informacione mbi përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura për trafikun e drogës i është drejtuar organeve përgjegjëse; Ministres së Mbrojtjes, Kryeministrit. Pra, Partia Demokratike nuk ka hezituar asnjë çast të vetëm për të bërë detyrën e saj si opozitë. Është qeveria ajo që ka refuzuar të përgjigjet nëse ka informacion. Dje kjo pyetje ka marrë një përgjigje në Kuvend. Deputeti i maxhorancës e bëri fare të qartë se qeveria ka informacion dhe tashmë opozita kërkon, ngulmon, është e vendosur dhe nuk tërhiqet nga kërkesa. Pikë së pari, pse për 8 ditë Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes kanë fshehur faktin se kanë informacion? I kanë ikur pyetjes nëse kanë informacione. Së dyti, çfarë kanë bërë kur kanë marrë këtë informacion. Çfarë masash kanë marrë? Këtu jemi në sytë e qytetarëve dhe të opinionit publik. Partia Demokratike nuk ka asgjë për të fshehur. Ata që mesa duket kanë diçka për të fshehur duhet ta dinë fare mirë se në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, transparencës për këtë çështje nuk mund t’i ikin kurrë.Pyetje: Keni folur dje në Parlament me data dhe orare. Kur do i vini faktet para qeverisë?Partia Demokratike nuk bën prokurorin. Vendi ka prokuror, vendi ka gjyqtar, ka një kuadër ligjor për përgjegjësitë penale. Partia Demokratike kërkon përgjegjësinë politike të Kryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes për këtë çështje.Më shumëUshtria në trafik droge, Nishani në “Channel One”: Po mbledh informacione VIDEO PS: Sulmi për të mbrojtur ish-zyrtarët, opozita të bëhet serioze, të shkojë në prokurori