Shkodër, Myftinia u “merr” tregun, 300 tregtarë të Zdrales protestë para Bashkisë VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2014, 14:40
300 tregtarë të tregut të Zdrales në Shkodër kanë protestuar para Bashkisë së këtij qyteti,pasi sipas tyre ky institucion ka ndërprerë marrëdhëniet kontraktuale me këto tregtarë.
Një vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i ka kthyer sipërfaqen ku ndodhet sot tregu, myftinisë së Shkodrës dhe si e tillë Bashkia nuk është më pronare.
Lorenc Luka, kryebashkiaku i Shkodrës, ka pritur në takim tregëtarët ku janë dhënë dhe sqarimet e duhura. Tregëtarët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave, pasi ata shprehen se të gjitha të ardhurat e familjeve të tyre prej më shumë se 2000 frymësh varen nga ai treg.