Kontrolli për shitjen e barnave pa TVSH, nga 150 farmaci në Tiranë, 10 nuk zbatuan vendimin VIDEO

Për këtë pullë të re tek ilaçet që kanë të hequr TVSH, në tregun farmaceutik është krijuar një situatë jo e qartë. 

Qendra e Kontrollit të barnave nëpërmjet zyrës juridike thotë se në treg janë hedhur 2 milion pulla të reja pa 10% e TVSH-së. 

Ndërkohë nga kontrollet e ushtruara, 10 farmaci në Tiranë kanë tregëtuar barna me TVSH dhe sipas ligji një shkelje të tilla do të thotë gjobë me 10-fishin e çmimit të barit që është tregëtuar. 

“Rezultojnë 150 farmaci të kontrolluara ,në të cilat vetëm në 10 raste janë konstatuar shitje të barnave me TVSH. Normalisht ndaj këtyre subjekteve që kanë shkelur ligjin do të merren masat përkatëse në zbatim të ligjit”tha përfaqësuesja e Qendrës së Kontrollit të Barnave. 

Por përtej këtyre kontrolleve, subjektet farmaceutike të cilat preken nga ky vendim thanë se Ministria e Shëndetësisë vetëm pak ditë para zhvillimit të trenderit për ilaçe ka nxjerrë një urdhër për të shtyrë datën e tenderave, por duke hequr edhe autorizimin e prodhuesve dhe vërtetimin e regjistrimit të barit, e thënë më thjeshtë pasiguri për qytetarët e pacientët se çfarë medikamentesh blejnë. 


 “Barnat që të importohen në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara. 

Gjatë proçesit të regjistrimit dorëzohen një sërë dokumentacionesh, është një proçes që zgjat me muaj dhe në këtë mënyrë kontrollohet ky bar.

 Dorëzohen një sërë çertifikatash që janë të statndartizuara ndërkombëtarisht.

Nëqoftëse ti e heq këtë proçes dhe lejon të futet një bar i paregjistruar, atëherë ti hequr çdo element sigurie. Ligji dhe VKM parashikon që kjo mund të ndodhë në dy raste të vetme, në rastin e katastrofave natyrore dhe në rastin e alternativave të vetme”u shpreh një nga subjektet farmaceutike.

 Nga ana e saj Ministria e Shëndetësisë në një reagim thotë se ka punuar me përkushtim dhe ka hequr TVSH për ilaçet. Ministria thotë se “shëndeti nuk është biznes dhe pavarësisht prishjes së disa interesave klienteliste, reforma që kemi ndërmarrë po funksionon dhe qytetarit po i shërbehet më mire.Sot në farmaci ka më shumë barna dhe me çmime më të ulëta”.