Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 3 të vdekur, 6 të plagosur FOTO VIDEO
Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 3 personave ndërsa 6 të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksin rugor Levan- Tepelene paraditen e sotme rreth orës 9:30 minuta.Parakalimi i gabuar i një furgoni ka shkaktuar tragjedinë, ku u përfshinë 4 mjete, mes tyre një kamion i parkuar buzë rrugës.Sipas hetimeve të para një furgon mallrash me targa AA 881 GJ, ka parakaluar gabimisht duke u përplasur me një mjet Reno me targa AA 955 DX .Pas goditjes nga furgoni, Renoja është përplasur me kamionin me targa TR 0699 C, i cili qëndronte i parkuar në anë të rrugës, pasi shoferi kishte ndaluar për të mbushur ujë në një kanal vaditës.Pas dy përplasjeve dy personat që udhëtonin në makinën Reno, Haxhi Mani nga Kurja dhe Jeton Pashaj nga Fieri kanë vdekur në vend.Ndërkohë edhe furgoni është përplasur për herë të dytë me një makinë tip benc , dhe pas disa rrotullimesh ka përfunduar në një arë.Nga përplasja e fortë, drejtuesi i furgonit Shkëlqim Zaimi nga Vlora ka dalë nga makina duke gjetur vdekjen. Ndërsa 6 personat që udhëtonin në makinën tip Benz me targa AA 764 DA janë plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ata ishin nisur drejt Greqisë dhe mes tyre ishte dhe një fëmijë 2 vjecar.Trupat e dy viktimave që ndodheshin në automjetin tip Reno janë nxjerrë me vështirësi, pasi makina e tyre ishte tejet e dëmtuar dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve pë rtë bërë prerjen e pjesëve metalike.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë , ndërsa paraprakisht dyshohet se parakalimi i gabuar i furgonit dhe parkimi i kamionit kanë qenë shkaktarët kryesorë të tragjedisë.

