Letra e SHISH për dyshimet e trafikut të drogës nga aeroportet ushtarake

A ka prova konkrete PD për implikimin e bazave të Ushtrisë në trafik droge, ndërkohë që prej ditësh thotë se ka të dhëna për trafik droge nga baza ushtarake e Gjadrit por edhe Divjakës.Deputeti i PS-së Erion Braçe thotë se PD disponon një korrespondencë sekrete që ka qarkulluar mes institucioneve të sigurisë ku flitet për informacione në proces verifikimi për mundësinë e trafikut të drogës, por që nuk është verifikuar ende.Sipas Braçes PD disponon një letër të nënshkruar nga Visho Ajazi Lika (kryetari i SHISH) e cila flet për dyshime serioze, nisur nga të dhëna në proces verifikimi si dhe nga një informacion i përcjellë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë në tetor të vitit 2013, kohë kur në krye të ministrisë ishte ministrja e re Mimi Kodheli.Informacioni i përcjellë në letër i referohet një tjetër informacioni të mbledhur nga policia kriminale e Policisë Ushtarake që i referohet të dhënave që datojnë tetor të vitit 2012, kohe kur në krye të kësaj ministrie ishte Arben Imami. Nuk dihet ende nëse ky informacion i tetorit 2012 i është përcjellë ndonjëherë SHISH apo jo, para tetorit te vitit 2013.Erjon Braçe akuzon SHISH se ka vënë në dispozicion të PD-së këtë informacion të klasifikuar “secret” duke bërë një shkelje të rëndë ndërkohë që PD po e përdor për qëllime tërësisht politike e spekulative.Braçe thotë strukturat e shtetit, të Ushtrisë dhe Policisë kanë nisur bashkëpunimin për të provuar një aktivitet të mundshëm kriminal nëse rezulton goditjen e menjëhershme të tij.Postimi i Braçes në facebookNUK KA TRAFIK DROGE NGA USHTRIA! KERKUND!Lulezim Basha nuk heq dore, madje "trash zerin"!!Arben Ristani e Flamur Noka nuk hoqen dore!!E lane menjane kujdesin permes pyetjeve:A KENI DIJENI PER PERDORIM TE MUNDSHEM TE INFRASTRUKTURES USHTARAKE NE TRAFIKUN E DROGES?!!Tani flasin per "trafik droge" nga Ushtria!!Duhet thene e verteta qe keta te turperohen!!E para;NUK KA TRAFIK DROGE NGA USHTRIA! KERKUND!E dyta;Pas dy dite perpjekjeje, nga zyra perkatese ne PD qe e disponon por qe sdi ta ruaje, me rezulton se:Ka nje leter te nenshkruar nga Visho Ajazi Lika (kryetari i SHISH),e klasifikuar "sekret" e qe kerkon te trajtohet ne baze te ligjit.E treta;Letra eshte deklasifikuar ne "shkelje te rende te ligjit" kur dyshohet ne menyre serioze se nga SHISH eshte vene ne dispozicion te Partise Demokratike, ku ndodhet, per qellime teresisht politike e spekulative.E katerta;Letra nuk flet ne asnje rresht te saj per trafik droge te organizuar e kryer nga Ushtria Shqiptare e ku te jene perfshire ushtarake apo zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes. Perkundrazi!E pesta;Letra flet per dyshime serioze, nisur nga te dhena ne proces verifikimi si dhe nga nje informacion i percjelle nga Sherbimi Informativ i Ushtrise ne tetor te vitit 2013 (kohe kur ne krye te ministrise ishte ministrja e re Mimi Kodheli).E gjashta;Informacioni i percjelle i referohet nje tjeter informacioni te mbledhur nga policia kriminale e Policise Ushtarake qe i referohet te dhenave qe datojne ne Tetor te vitit 2012 (kohe kur ne krye te kesaj ministrie ishte akuzatori i sotem Arben Imami).Nuk dihet ende nese ky informacion i Tetorit 2012 i eshte percjelle ndonjehere SHISH apo jo, para tetorit te vitit 2013.E shtata;Nga letra, nuk ka asnje prove faktike, pervecse ketyre informacioneve apo te dhenave ne verifikim, qe te provoje ne ndonje rast transportin apo trafikimin e droges.E teta;Nga letra mesohet se strukturat e Policise se Shtetit kane bashkerenduar punen dhe kane nisur bashkepunimin konkret ne terren me USHTRINE dhe SHISH me qellim vertetimin e dyshimeve.KJO ESHTE E VERTETA!Pra;Nuk ka asnje prove qe te deshmoje se Ushtria Shqiptare po ushtron veprimtarine kriminale te trafikut te droges sic Basha, Imami, Ristani, Noka e cdo tellall tjeter thote sot e gjithe diten;Perkundrazi;Informacioni i pare lidhur me dyshime mbi nje aktivitet kriminal eshte dhene nga struktura e posacme e Ministrise se Mbrojtjes, ne periudhen kur ne te drejton ministrja aktuale e mbrojtjes;Cdo strukture e shtetit, Ushtrise e Policise kane nisur bashkepunimin per te provuar nje aktivitet te mundshem kriminal e nese rezulton, goditjen e menjehershme te tij.CDO GJE TJETER ESHTE SHPIFJE E ULET ME DEM KOLOSAL NE IMAZHIN E NJE STRUKTURE KOMBETARE, E CILA, KURRE ME PARE NUK ESHTE SULMUAR PER QELLIME TE ULTA POLITIKE.Kur nuk konkuron dot me asnje alternative ne sherbim te qytetareve, ketu degjeneron. Por me dem ama.Ajo qe dua te them ka te bej me dy funksionare te shtetit:Prokurorin e Pergjithshem, i cili ne nje akt te pa spjegueshem heshtjeje, nuk nis veprimet hetimore lidhur me kete ngjarje; jo per te hetuar Bashen, Imamin, Ristanin e Noken (ata te vijojne te shpifin gjithe diten), por per te marre prej tyre te dhenat qe disponojne lidhur me "aktivitetin kriminal" te dyshuar, pra kallezimin, faktet e provat e tyre lidhur me kete ceshtje;Drejtorin e SHISH, i cili prej muajsh eshte vene teresisht ne sherbim te qellimeve politike te Partise Demokratike duke sherbyer si burim te pavertetash per makinerine e baltes qe funksionon prej kohesh nen dirigjimin e Sali Berishes(kujtoj letren per informacione mbi drejtuesit e Policise se Shtetit me pare dhe rastin per te cilin po flasim tani).