Polici i kafshon veshin, 31-vjeçari e denoncon në gjykatë
Polici i kafshon veshin, 31 vjeçari e denoncon në gjykatë. Një qytetar nga Kamza denoncoi sot në gjykatë se një prej efektivëve të policisë së Kamzës i ka kafshuar veshin në momentin kur nuk ka mundur ta neutralizonte.Disa ditë më parë Alket Palushi ishte ndaluar nga policia pasi në gjëndje të dehur kundështonte shoqërimin në polici. Në këto momente Palushi pretendon se është kafshuar nga efektivi i policisë.Në sallën e gjyqit, atij i dukej plaga e qepur në vesh, ndërsa avokati përforcoi pretendimin e klientit dhe shton se është bërë një padi pranë Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, informon ABC News.Në seancën e sotme gjyqësore ku 31-vjeçari Palushi kishte dalë për vlerësimin e masës së sigurisë prokurori kërkoi që i pandehuri të mbetej në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg“ me afat 30 ditor deri në ardhjen e ekzaminimeve mjekësore, për dëmtimet e shkaktuara mes policit dhe të arrestuarit.Ndërkohë që gjyqtari e cilësoi të paligjshëm arrestimin dhe urdhëroi lirimin e tij.