Ministrat e Transportit takohen në Sofie, Haxhinasto: Lehtësim të barrierave doganore me fqinjët
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, mori pjesë në takimin e Ministrave të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) te zhvilluar në Sofje, Bullgari.Ministri Haxhinasto e cilësoj takimin sivlerë e shtuar që krijon një vision të qartë të bashkëpunimit dhe forcimit të objektivave të përbashkëta në të gjitha nivelet duke filluar me planifikimin, optimizimin e shërbimeve dhe trajtimin e barrierave jo-fizike Infrastruktura dhe shërbimet që do ti shërbejnë më mirë rritjes ekonomikete secilit vend dhe zhvillimit të rajonit në teresi.Haxhinasto shprehu angazhimin e Qeverise shqiptare per realizimin e projekteve kombëtare që njëkohësisht i shërbejnë dhe rajonit, sic është projekti i korridorit Lindje-Perëndim, Korridori 8, për të cilin Ministri theksojë se investime thelbesore në këtë drejtim me segmente të rëndesishme në pjesën Shqiptare janë duke u ndërtuar.“Segmenti Tirane- Elbasan është një segment kryesor që lidh kryeqytetin me aksin jug lindje të Republikës së Maqedonisë, dhe më tej me Bullgarinë dhe Turqinë. Ai permendi gjithashtu segmentin Qukës-Qaf Plloce, projektin e Rrugës se Arbërit,i cili do të shkurtojë me një të tretë kohën e lidhjes ndërmjet Tiranës dhe Shkupit”tha ai.Haxhinasto percaktoi si prioritare edhe cilesine e sherbimevete transportit vecanerisht ne drejtim te sigurise rrugore.Në vijim të fjalës së tij, ai solli në vëmendje të pjesëmarrësve konceptin multimodal të korridorit VIII, si nje Korridor ku duhet të jenë prezent të gjitha llojet e transportit, përkatësisht transporti rrugor, detar dhe vecanërisht ai hekurudhor.Në këtë aspekt, Haxhinasto përmendi investimet per përmirësimin e porteve të Durrësit dhe të Vlorës dhe rikonfirmojë qëllimin e qeverisë Shqiptare për ndërtimin e një tjetër porti ne Veri të vendit, Porti i Ri i Shëngjinit, që do t’i shërbente minimalisht Shqipërise, Kosovës, Maqedonisë dhe dhe me tej.Nëpërmjet fjalës së tij Ministri Haxhinasto aprovoi “Deklaratën e Ministrave për një transport të gjelbër në rajonin e BSEC”, për të cilën shprehu domosdoshmërinë për planifikim dhe ndërhyrje në transportin hekurudhor si aktor kryesor drejt një transporti të gjelbër.Ai vërejti si prioritare per Hekurudhen shqiptare, përmirësimin e lidhjeve me fqinjët, vecanerisht me Maqedonine. Plotësimi me linjë hekurudhore të rinovuar të Korridorit VIII do të kompensonte ngarkesat në kanalin e Bosforit,prandaj dhe një arterie efikase për lidhjen e Detit Adriatik me Detin e Zi nëpërmjet hekurudhës do të ishte në interesin e përbashkët”.Një tjetër pikë ku Ministri u ndal ishte thirrja për liberalizim të mëtejshëm te sherbimeve te transportit, si një objektiv permanent, ku solli si shembull të suksesshëm nismën e Evropës Jug-Lindore, ku fokusi në hejqjen e barrierave jofizike për të lehtësuar shërbimet dhe komunikimin ka qenë maksimal duke adoptuar një formë të re të lehtësimit të këtyre barrierave, atë të pikave kufitare me një ndalesë.“Këtë praktikë të mirë e kemi me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe ky besoj që mund të jetë një model për të gjitha vendet duke qënë se ne të gjithë prekemi nga procedura të zgjatura me shumë burokraci, të pa nevojshme dhe dëmtuese për biznesin”, tha ai.Ministri Haxhinasto përfundoi fjalën e tij duke cilësuar angazhimin e punën e përbashkët si parakusht në fizibilitetin e projekteve dhe garantimin e sherbimeve cilesore per te ndikuar ne rritjenekonomike e zhvillimin e qëndrueshëm.