Eksodi ’99, Berisha: Shqiptarët i vunë fre projektit ogurzi të Beogradit për spastrim
Ndërsa mungoi në ceremoninë përkujtimore të eksodit të kosovarëve organizuar nga dy qeveritë e shteteve shqiptare në Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në fb ka përkujtuar këtë datë të rëndësishme aq dhe të dhimbshme të historisë së kombit tonë.15 vjet me pare ish-kasapi i Ballkanit ndermorri spastrimin etnik dhe genocidin kunder shqiptareve te Kosoves, thekson Berisha, operacion përmes të cilit synonte te realizonte jo vetem spastrimin etnik te Kosoves, por edhe perhapjen jashte kufinjve te ish Jugosllavise ne Shqiperi te drames se madhe njerezore qe kishte krijuar ne Kosove.Por shqiptaret me mikpritjen dhe bujarine e tyre u deshmuan samaritane te vertete, shton Berisha, dhe bene te deshtoje projeki ogurzi i Beogradit per te krijuar nje tragjedi tjeter njerezore ne Shqiperi.Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në fbShqiptaret sot nderojne nje nder datat me te dhimbshme te historise se tyre por njekohesisht dhe nje date te ngadhenjimit te tyre mbi barbarite, spastrimin etnik dhe genocidin serb.15 vjet me pare, ish kasapi i Ballkanit ndermorri spastrimin etnik dhe genocidin kunder shqiptareve te Kosoves. Drejt Shqiperise u nisen rreth 1 milion shqiptare. Milloshevici, me operacionin e tij "Patkoji i Kalit", synonte te realizonte jo vetem spastrimin etnik te Kosoves, pra endrren e tij te vjeter, por edhe perhapjen jashte kufinjve te ish Jugosllavise ne Shqiperi te drames se madhe njerezore qe kishte krijuar ne Kosove.Projekti i tij deshtoi. Shqiptaret, nga veriu ne jug, hapen zemrat dhe vatrat e tyre per vellezerit te ndare prej 50 vitesh. Vetem Kukesi, Hasi dhe Tropoja strehuan rreth çerek milion vellezer kosovare dhe po keshtu mbare Shqiperia. Shqiptaret me mikpritjen dhe bujarine e tyre u deshmuan samaritane te vertete dhe bene te deshtoje projeki ogurzi i Beogradit per te krijuar nje tragjedi tjeter njerezore ne Shqiperi. Por kjo sage vuajtje biblike e shqiptareve te Kosoves pati dhe mrekulline e saj: kthimin e tyre brenda nje jave ne vatrat e tyre pas kapitullimit te Milloshevicit si deshmi e ngadhenjimit tyre mbi barbarite, vuajtjen, dhimbjen dhe genocidin.Ndaj sot te dashur miq, le te shprehim ne nderimin tone me te madh per kalvarin e te gjithe atyre qe 15 vite me pare u detyruan te lene nen dhune e terror shtepite e tyre per por qe u kthyen ne ditet me te para te mundeshme ne vatrat e tyre dhe i rindertuan ato nga shkrumbi dhe hiri si dhe per mikpritesit e tyre bujare e fisnik ne Shqiperi!!