Ushtria në trafik droge, Basha: Rama të përgjigjet VIDEO

"Kryeministër ke apo jo informacion për përdorimin e strukturës ushtarake për trafik droge?" Me këtë pyetje i është drejtuar kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha, shefit të qeverisë Edi Rama pas përfundimit të takimit të tij me Ambasadorët e BE në Tiranë.Sipas Bashës "heshtja apo refuzimi për tu përgjigjur dhe krijimi i pengesave antiligjore vetëm shton dhe nuk ndihmon në transparencën dhe daljen e përgjegjësive të gjithsekujt.“Rrëzimi i kërkesës është absurde, i paprecedent dhe do të thoja i paligjshëm.Opozita ka kërkuar nga qeveria dhe kërkon tashmë jo vetëm nga Ministrja e Mbrojtjes, por dhe Kryeministri të shprehen mbi një çështje jashëtzakonisht të rëndësishme për opinionin publik, për shoqërinë, vendin, për çështjen nëse kanë apo jo dijeni për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik narkotikësh dhe nëse kanë dijeni, çfarë masash kanë marrë. Heshtja, apo akoma më keq refuzimi për tu përgjgijur, apo akoma më keq krijimi i pengesave artificiale dhe antiligjore, si në rastin e zotit.Braho vetëm sa shton peshën dhe barrën e dyshimit dhe nuk ndihmon aspak në transparencën dhe daljen e përgjegjësive të gjithësekujt. Akoma më pak e ndihmon këtë praktika e vjetër dhe e dalë boje e hapjes së 100 çështjeve të tjera, shumica e të cilave të pavërteta, me shpresën se opinioni publik do të ngatërrohet si një fëmijë i vogël dhe do të harrojë çështjen kryesore. Çështja kryesore që nuk mund ti ikë është: Zoti Kryeministër a ke apo jo informacion për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik narkotikësh. Nëse ke, çfarë masash ke marrë? Kjo është një pyetje jo vetëm e opozitës, por dhe e opinionit publik, jam i sigurtë që është një pyetje që do ta ndjekin me shumë interes edhe partnerët tanë, është në dinjitetin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, është në dinjitetin e FA që e kanë fituar vetë, pavarësisht prej sindromave të vitit zero të kësaj administrate që të përgjigjet dhe të marrë përgjegjësi karshi kësaj pyetje dhe detajeve që janë të lidhura me të” tha Basha.Opozita nuk dorëhiqet nga kërkesa për transparencëJu siguroj që opozita nuk ka të drejtën morale që të tërhiqet nga kërkesa për transparencë në këtë rast.Drejtësia bën punën e vet sipas ligjit, opozita ka detyrë të bëjë transparencëEdhe njëherë dua të bëj fare të qartë qëndrimin tim dhe të mos lejoj asnjë lloj spekulimi. PD i kërkon Ministres, tashmë i kërkon Kryeministrit nëse kanë dijeni apo jo për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafik droge. Kjo është një çështje e përgjegjësisë politike, sikundër është çështje e mungesës së përgjegjësisë mospërgjigjia deri tek pengimi i ardhjes së Ministres për tu përgjgijjur para parlamentit që është e padëgjuar në demokracinë parlamentare. Drejtësia ka punën e vet dhe bën punën e vet sipas ligjeve të vendit. Ne kemi detyrën tonë për transparencë dhe këtë po bëjmë.Takimi, nxita Ambasadorët për vendim pozitiv në qershor për statusinTheksi është vendosur tek prespektiva e marrjes së statusit kuedhe njëherë kam përsëritur qëndrimin tonë se PD konsideron se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin kandidat. Ne e konsiderojmë këtë një etapë të përmbyllur me sukses për shkak të reformave të ndërmarra që bënë të mundur rekomandimin pozitiv të Komisonit dhe përmbushjen edhe të kondicionaliteteve të Komisionit. Ndaj nxitëm përfaqësuesit e vendeve anëtare të nxisin qeveritë e tyre për një vendim pozitiv në qershor, duke e ndarë qartësisht këtë çështje nga stoku i problemeve që mazhoranca dhe qeveria kanë krijuar dhe po krijojnë në raport me shtetin ligjor, demokracinë, institucionet e pavarura, sistemin e kontrollit dhe balancave dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Janë probleme shumë serioze , shumë shqetësuese për të cilat opozita nuk mund të heshtë, as të pretendojë se nuk ekzistojnë, por të cilat i kemi trajtuar dhe do ti trajtojmë me forcë në hapësirën institucionale parlamentare, sa kohë që do ta kemi këtë hapësirë dhe në çdo hapësirë tjetër qytetare dhe civile, por edhe ndërkombëtare.Diskutimet me Ambasadorët e BE nën frymën e mirëkuptimitDiskutimet e sotme sikundër të kaluarat janë karakterizuar nga një frymë mirëkuptimi dhe dialogu shumë të frytshëm.Rezoluta e përbashkët, opozita ka vullnet nëse jemi në kohëDuhet të ishte bërë çdo përpjekje që rezoluta e përbashkët të miratohej. Bllokimi i amandamenteve të opozitës ishte një sinjal i keq, pas kësaj na u dha një shans, për tre javë nga shumica nuk pati asnjë hap, u kujtuan fundjavën e fundit, patëm negociata intensive, ishte bindja dhe shpresa ime që po arrinim në një konkluzion pozitiv, draftit tonë të fundit papritur mazhoranca iu përgjigj me një draft 6 apo 7 etapa përpara, draftit tonë 10 iu përgjigj me draftin e tyre 3 apo 4 në momentin e fundit kur ne duhet ta finalizonim, çka ishte e pakuptushme. Nuk e di nëse jemi akoma në kohë, nga ana jonë ka një dëshirë dhe vullnet për ta finalizuar nëse jemi akoma në kohë, mjafton që këtë vullnet ta ndajë dhe mazhoranca.Shqipëria meriton statusin në qershor, kushtet u plotësuan nga qeverisja e PDPD beson se statusi kandidat është një etapë e përmbushur nga Shqipëria,gjatë kohës që ishim ne në qeverisje madje.Nuk shohim asnjë arsye që statusi kandidat të mbetet peng e një qeverisje që e ka nisur keq dhe vazhdonn akoma më keq.Statusi nuk është fundi i rrugëtimit, kemi negociatat është proçes i gjatë dhe i vështirë që çon drejt anëtarësimit dhe prandaj insistojmë tek statusi kandidat, në njohje të meritave të Shqipërisë dhe shqiptarëve, të mazhorancës tonë nëse doni, i kreu reformat, mori rekomandimin, plotësoi dhe ato tre kritere që ish-opozita mbante peng, kreu dhe zgjedhjet dhe tani meriton statusin jo më pak seç e meritojnë vendet e tjera të rajonit. Kjo nuk lidhet aspak me shqetësimet tona për natyrën antidemoratike që ka ndërmarrë kjo mazhorancë, këto shqetësime i kemi denoncuar dhe do vazhdojmë ti denoncojmë, sepse vetëm kështu i shërbehet kauzës përfundimtare që është anëtarësimi në Europë. Në Europë nuk mund të anëtarësohemi as duke shkelmuar ligjin dhe Kushtetutën, as duke ozurpuar institucionet e pavarura, as duke prishur kornizën e lojës kushtetuese të kontrollit të balancave, të ndarjes së pushteteve.Reforma territoriale, qëndrimi jonë është publikQëndrimin për këtë çështje e kemi bërë të qartë dje dhe pardje.Eksodi ’99, nuk kam ftesë për aktivitetin, njësoj si në rastin e VlorësNuk kam asnjë ftesë. Ndoshta mund ta kenë dërguar sot në mëngjes, megjithëse po spekuloj dhe për këtë, deri në këtë moment që më pyesni ju nuk kam pas asnjë ftesë për këtë aktivitet. Natyrisht po të kisha ftesë do ta shqyrtoja në raport me çfarë isha ftuar dhe angazhimet e mia të tjera. Por është rasti i dytë që me sa duket ftesa bëhet sa për të larë gojën, siç ishte rasti i Vlorës.Më shumëImami: Kodheli të mos fshihet pas alibive, ushtria nuk është përfshirë më parë në krime