Shoqata për mbrojtjen e të larguarve nga administrata-Ramës: Shkarko Drejtoreshën e DRSSH Korçë

Shoqata për Mbrojtjen e të Larguarve nga Administrata Publike i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me anë të një letre publike ku i kërkon shkarkimin nga puna të Drejtoreshës së DRSSH Korçë, Ana Verushi, duke e bërë përgjegjëse direkte për vetëflijimin e Brunilda Mekës.Duke publikuar një letër të drejtoreshës në fjalë drejtuar Kryeministrit, ku i kërkon shkrirjen e adminsitratës Berisha, e cila sipas saj do të mund ti hapë rrugë punësimit të të paktën 4000 militantëve të PS, Shoqata thekson se Ana Verushi është modeli me i keq i drejtuesve që qeveria po instalon.Shoqata për Mbrojtjen e të Larguarve nga Administrata Publike në vijim premton një tjetër letër të hapur për Kryeministrin për të ndaluar masakrën e admnistratës publike.SHOQATA PËR MBROJTJEN E TE LARGUARVE NGA ADMINISTRATA PUBLIKELënda: LETËR E HAPUR PËR KRYEMINISTRINDrejtuar: Z. Edi Rama KryeministerZ. Kryeminister i shqiptarëve që patën besim,Kërkojmë shpresë zbehur të ngriheni në lartësinë e atyre që ju besuan, të shqiptarëve të varfër e të mirë që ju zgjodhën për të bërë realitet endrrën e të jetuarit në një Shqipëri më të sigurtë, më të begatë, më të drejtë.Sa pak kohë ka kaluar dhe ju që u zgjodhët për të mos harruar, në fakt humbni cdo ditë e më shumë kujtesë. Po ju ndihmoj duke ju sjell nder mend parimim e meritokracisë, standartin parabazik të funksionimit normal të një vendi qe rrugëton në arritjen e standardeve evropiane. Ju kujtohet tani? U kthye në mantrën tuaj parazgjedhore. Sa bukur t’ju dëgjoje të flisnit!Po sot?Kthejuni për nje cast raportit të së vertetës së paku me veten dhe pyeteni nesë e keni sot guximin për të folur për meritokraci? Sot, kur të vetmin motor që leviz vendin, administratën publike, që mban peshën e të gjithë puneve të mundimshme përgjatë viteve të Shqipërisë, e keni ndalur, e keni cmontuar, e keni ndarë në pjesë; sot kur më shumë 7000 burra dhe gra i keni flakur në rruge, disa syresh në ditët e para të hyrjeve tuaja cermoniale në zyrë, thua se ju njoh merita dhe ju ndeshkua “dembelizmi” nga uniforma apo barku nën të, e të tjerë në muajt pasardhës, në pak kohë, me nxitim, shume nxitim dhe pa arsye, pa asnje arsye qe ligji mund të përtyp.Të jemi të vertetë z. kryeministër që ju patën besuar, për të mos u bërë qesharak, më mirë të jemi të vërtete, pasi nuk ka shqiptarë që jeton në këtë tokë të mos dijë se largimet nga administrata publike kanë vetëm një kritër, i cili qendron në distance drite larg parimit të meritokracisë – kriterin politik.7000 burra dhe gra i larguat dhe të tjerë po u hiqni punen vetem dhe vetem sepse nuk kane teserën e partisë suaj apo të asaj partisë tjetër, në qeverisje me ju .Një tjetër ditë të afërt do t’ju shkruaj gjatë për t’ju kujtuar të shihni, të hapni sytë, mendjen dhe zemren, të ndaloni masakrën e admnistratës publike dhe merrni përgjegjësinë tuaj si kryeministër për të zbatuar Kushtetutën, Ligjin, dhe Vendimet e Gjykatave. Përgjegjësi që përpara se të behemi gaz i një botë të tërë, beni mirë ta merrni përsipër. Një ditë tjetër, të afërt, sepse sot kemi me tepri ndjenjen e dhimbjes shkaktuar nga humbja e parakohëshme e jetës së një nene, gruaje, zonje.Brunilda Meka, jetonte në Korcë, nënë e dy fëmijëve, e vetmja e punësuar në familjen e saj; për shkak të largimit nga detyra që kryente prej 10 viteve, pasi ju nëpërkemb dinjiteti, humbi forcën dhe dëshirën për të jetuar.E kuptoj pamundësinë tuaj për ta kuptuar Brunilden, sepse ndoshta nuk ju është dashur kurrë të luftoni me skamjen dhe t’ju hiqet vlera e vetme që njeriu ka, puna. Por shqiptarët e dinë mirë së puna, humbja e saj është shqetësim i mirëfilltë, me thellësi gremine. Harresa e parimit të meritokracisë, nëpërkembja e punonjësve, trajtimi i tyre si tesera partie, përndjekia politike e coi në gremine zonjën dhe me të, sa e sa familje shqiptarësh të zakonshëm të këtij vendi, cdo ditë, në cdo cep të Shqipërisë.Ju lutem lexojeni dhe denojeni cinizmin e drejtoreshës suaj, që për fat të trishtë sa s’ka, qelloi të ishte edhe drejtoresha e Brunildes.Znj. Ana Verushi ju shkruan;“I nderuar zoti Rama, kërkojmë nga ana juaj largimin e të gjithë kësaj administrate pa përjashtim. Ne po e çojmë te ju, me besimin se ardhja e PS në pushtet do të bëjë të mundur heqjen e të gjithëve, duke mos pranuar asnjë ndërhyrje, duke mos parë asnjë kriter profesional, duke mos pranuar asnjë vlerësim, jo objektiv, që do të vinte nga njerëz që mbrojnë flamujt sa herë cenohet interesi I tyre. Me besim të plotë te ju, kjo reformë do të bënte të mundur hapjen e të paktën 4000 vende pune për militantët e PS, të cilët këto 8 vite janë hequr dhe pushuar nga njerëzit e Berishës".Sa keq që e harruat mantren që ju shoqëroi në kohet, kur u flisnit bukur shqiptareve për meritokraci, konkurse, vlera, pune dhe u rrëzuat shpejt në standartin e mediokritetit të kësaj zonje, e zonja mesa duket vetëm për të tundur fshesën.Ana Verushi është modeli me i keq i drejtuesve që ju po instaloni; eshte fenomeni që po e gerryen Shqipërine, është shfaqje e medikoritetit, cinizmit dhe paaftësisë së aftë për të vlerësuar vetëm servilizmin partiak dhe konsiderur këdo që mendon ndryshe si armik, thua se jemi ende ne luftën e klasave.Kërkojmë nga ju, në përfaqësim të organizatës “Mbroje Administratën Publike” në emër të 7000 punonjësve të larguar pa të drejtë, e të tjerëve të shumtë që janë sot në kushte trysnie e jetojnë sajesat e transferimeve që ja pamundësojnë detyrën dhe rrisin dëshpërimin; për hirin e një nëne që e cuam në greminë duke i lënë jetim femijët e saj, kërkojmë pushimin e mënjehershëm nga puna të zonjës Ana Verushi dhe kthimin në detyre të kujtdo që u kthye ne viktime e këtij maskarrallëku drejtimi që nuk po njeh as ligj, as meritë, as arsye.Shqipëria e gjeneratës tjetër nuk mund të modelohet nga mendimet e znj. Verushi, e të ngjashmëve të saj, nuk mund të jetë Shqipëria që i përndjek njerëzit, që i con në dëshpërim, qe i justifikon padrejtësitë e sotshme me ato të kaluarat, që shkel mbi ligjet, gjykatat, dhe mbi të gjitha në dinjitetin njerëzor. Nuk është kjo Shqipëria që ju besuam.Z. Kryeministër REAGONI.Vërtetësisht,SHOQATA PËR MBROJTJEN E TE LARGUARVE NGA ADMINISTRATA PUBLIKEKRYETARENertila QAFZEZI