SMS? Ristani: I Ramës për Tahirin. Ushtria trafik droge dhe përmes Divjakës VIDEO
Partia Demokratike mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj se mesazhi i publikuar nga deputeti Flamur Noka në komisionin e hetimit të lëvizjeve në polici i është dërguar Ministrit Tahiri nga Kryeministri. Kreu i komisionit të hetimit, Arben Ristani, e mbështet këtë fakt në gjuhën e përdorur në mesazh, ku del qartë sipas tij se bëhet fjalë për Ramën dhe Tahirin.Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Ristani përjashtoi SHISH për lidhje me këtë informacion, duke lënë qartazi të kuptohet se informacioni është dekonspiruar nga vartësit e Tahirit, pasi linja e komunikimit sipas Ristanit është Rama-Tahiri-vartës-shokë-PD.E megjithatë për deputetin demokrat, ky mesazh i shkruar nga Kryeministri apo Ministri, vërteton të gjitha akuzat e opozitës për përkeqësim të treguesve të rendit dhe sigurisë në vend.Ristani u pyet dhe për trafikun e drogës, ku krahas përfoljes së bazës së Gjadrit për transportim të drogës , ai zbuloi se PD ka të dhëna se transporti bëhet edhe nga Divjaka.Edhe pse Komisioni i Sigurisë ua pamundësoi seancën dëgjimore me Ministren Kodheli, duke rrëzuar kërkesën, Ristani tha se PD do ti shkojë deri në fund kësaj lufte përmes mjeteve ligjore.Intervista e plotë:Jemi në një koment ku ka debat edhe për performancën e policisë, por edhe për atë që jeni ngarkuar si komision bashkë me përfaqësues të mazhorancës për të hetuar lëvizjet në policinë e shtetit. Po e nis nga një argument që ka pak minuta që doli, kemi një diskutim nëse Otranto është bërë autostradë e drogës, nëse Greqia po pret tonelata droge shpesh herë nga Lazarati në drejtim të kufirit dhe më pas kapen nga autoritetet. Vetëm pak më parë policia greke ka bërë një bilanc për muajin mars, mbi 5 ton të sekustruar, flasim vetëm për statistika zyrtare.Ju sot në një konferencë për shtyp keni qenë kritik ndaj performancës së policisë së shtetit, ndërsa zoti.Tahiri ka këmbëngulur se heqja e moratoriumit apo dhe vetë moratoriumi i skafeve në kohën e qeverisjes së PD nuk ka pasur ndikim në trafikun e drogës.Ristani: Ju thatë që është një diskutim i sotëm, në fakt ky nuk është më diskutim janë fakte të padiskutueshme. Në mënyrë të përsëritur PD dhe opozita shqiptare ka shprehur shqetësimin e saj të përmasave gjigande për faktin se rendi dhe siguria në vend po shkon pikiat. Nuk është vetëm trafiku i drogës , janë vrasjet, minat, tritoli, vjedhjet me dhunë, grabitjet, pra janë një sërë veprash penale që kanë njohur rritje ekstreme këto kohë. Ne jemi të bindur tashmë edhe si pasojë e hetimit që bëmë nga komisioni, por dhe nga të gjitha faktet që kemi mbledhur që lidhja shkak-pasojë midis njerëzve që u vunë në krye të policisë së shtetit, mënyrën sesi u organizua policia e shtetit, lidhjes së politikave që ky rilindasi bëri me policinë e shtetit dhe pasojave që po shohim përditë, pra lidhja shkak-pasojë është e vërtetuar, e konsoliduar si lidhje. Vepruan gabim me politikat që zhvilluan në vend, në policinë e shtetit në veçanti. Nga hetimi i komisionit na del që të gjithë të larguarit nga policia e shtetit janë të gjithë me një karrierë shumë të mirë në polici, janë të gjithë njerëz me 2 deri në 3 fakultete, janë të gjithë me gradën e kërkuar nga ligji, ndërkohë që janë zëvendësuar me njerëz që sëpaku nuk kanë gradën për pozicionin e punës. Psh ne morëm në komision dhe pyetëm me radhë qoftë drejtuesit e qarqeve, qoftë drejtuesit e komisariateve dhe bëmë një pyetje të thjeshtë: Cila është grada që mban? Psh thoshte drejtuesi i komisariatit, grada që unë mbaj është nënkomisar. Në bazë të ligjit cila është grada që duhet të mbash? Kërkon kryekomisar. Di të shpjegosh se pse ti je i paligjshëm në vendin e punës? Më emëruan. Pra politika që është ndjekur për të organizuar policinë e shtetit, drejtimi që i është dhënë duke e politizuar, e inkriminuar policinë e shtetit, përveç të tjerave është shtylla kryesore që ka sjellë këtë pasojë që po e konstatojmë të gjithë në mënyrë të përditshme.Të njëjtin pretendim ka pasur dhe Ministri Tahiri për periudhën e policimit gjatë qeverisjes së PD, pra ka qenë e politizuar.Ristani: Unë e kuptoj që deklaratat politike mundet që në sytë e njerëzve të shikohen me elementë të dyshimit, pra ke të drejtë ti apo kam të drejtë unë? Por të shikojmë atë që ndodh, opozita përditë po thotë dhe faktet po tregojnë që numri i vrasjeve po të shtohet, që tritolet po të shtohen, që trafiku i drogës po shtohet në mënyrë ekstreme. Kush ka të drejtë në këtë mes? Ju vetë sapo më pohuat që duke ju referuar statistikave greke që vetëm muaji mars në Greqi ka pasur 5 ton drogë që është kapur, po çmund të ketë ikur pa u kapur? Vetëm dje në Bari të Italisë shkuan 1,5 ton, po është një mal me drogë nuk është një gjë që e fut në xhep dhe nuk e pa kush. Një mal me drogë që kalon të gjitha portat zyrtare të Shqipërisë dhe të vete në Itali dhe argumenti qesharak “ishte aksion i përbashkët”. Por po të ishte kështu italianët do dilnin dhe do thonin se si rezultat i operacionit të përbashkët u arrit ky rezultat. Përkundrazi nuk ndodh kështu, Prokuroria italiane të thotë që Ontranto është shndërruar në autostradë të drogës. Prokuroria italine të thotë që bashkëpunimi me policinë shqiptare ka rënë, nuk është më ashtu siç ishte. Pra i kemi fakte që po i shohim përditë. Tani plasi dhe skandali tjetër, po transportojnë drogë përmes ajrit, duke shfrytëzuar strukturat e ushtrisë.A keni prova për këtë sepse është tjetër gjë të thuhet politikisht dhe tjetër gjë ta provoni? Janë përralla, tha Ministri Tahiri sot në dalje të Komisionit.
Ristani: Absolutisht që kemi prova dhe do dalin në momentin e duhur. Sot për sot kemi mënyrën sesi po reagon Ministrja e Mbrojtjes, po e pyesim dhe s’po jep përgjigje. Le të dalin dhe të thonë që nuk është e vërtetë, që informacioni që ka opozita është i gënjeshtërt. Ministri Tahiri në radhë të parë duhet tu gëzohet dekoratave që po merr në mënyrë të përditshme. Mori dekoratën e parë nga Kryeministri, ku i tha që vrasjet janë dyfishuar, të gjithë treguesit e kriminalitetit të janë shtuar, neglizhencë fatale i thotë Kryeministri, për punën që po bën.I qëndroni se SMS ishte nga Kryeministri?Ristani: Asolutisht SMS është e Kryeministrit për Ministrin Tahiri. Del nga teksti, mjaft që ta lexosh, është e qartë fare që është mesazh i Kryeministrit për Ministrin. Ka një shprehje që e tregon qartë, është gjuha e Kryeministrit i cili i thotë” bashkë kemi marrë angazhime përpara popullit dhe ti po i shkel këto angazhime”. Këto angazhime nuk i ka marrë drejtuesi i policisë me Ministrin, sepse drejtuesi i policisë nuk është njeri politik. Është Ministri njeri politik që ka dalë dhe ka kërkuar votën para njerëzve dhe kjo është gjuha, është e kotë ta diskutojmë. Është mesazh i Kryeministrit drejtuar Ministrit, i thotë neglizhencë fatale, i thotë papërgjegjshmëri në krye të detyrës, bile e trajton si Enver Hoxha Kadri Azbiun, i thotë rri natën pa gjumë dhe mendo ku ke gabuar dhe hajde më thuaj nesër.Si ju ra në dorë ky sms, sepse ka një pretendim se opozita përgjon mazhorancën.Ristani: Është fare e thjeshtë, opozita nuk përgjon askënd, parimisht është kundër përgjimit. Opozita nuk ka as mjetet, as dëshirën , as konceptin për të përgjuar. Ka diçka që Ministri Tahiri e pohoi vetë, mesazhi që i kish vajtur sipas tij ai ua ka dhënë vartësve të vetë. Dhe ju e dini që shprehja popullore është : “Në gojë të dyve në gojën e fatit, në gojën e treve në gojën e fshatit”. Po doli mbi dy vetë, tre , katër, pesë, gjërat dalin. Dhe mesazhi ishte transmetuar nga Tahiri tek njerëzit e tij, njerëzit e tij ua dhanë shokëve të vet dhe ata na e dhanë neve.Pra Shërbimi Informativ Shtetëror është jashtë çdo diskutimi?Ristani: Absolutisht që është jashtë çdo diskutimi.Ky është abuzim me sensibilitetet dhe kuriozitetin apo padijeninë e njerëzve rreth këtyre organizmave. Për shkak se njerëzit kanë pak informacion për procedurat dhe mënyrën e punës së këtyre mekanizmave si SHISH dhe krijon një lloj misteri dhe luhet me këtë. Ju thashë që opozita parimisht nuk merret me këtë punë, por dhe praktikisht nuk merret. Është sms që këta e kanë transmetuar tek njerëz të tjerë dhe është normale. Njerëzit në mënyrë të dukshme nuk ja ruajnë respektin Ministrit dhe e transmetojnë tek të tjerët.Fillimisht në twitter dhe më pas sot, zoti.Rama e shfaqi mbështetjen publikisht duke mohuar sms që është nisur nga telefoni i tij tek zoti .Tahiri. I besoni sinqeritetit të zotit.Rama në twitter, apo dhe shfaqjes sot si mbështetje ndaj Ministrit Tahiri.Ristani: Kjo është një gënjeshtër e stërmadhe. Dhe një nga elementët që na interesonte të dilte në popull është fakti që njerëzit të shohin se kanë të bëjnë me mashtrues ordinerë. Mesazhi është tipik, i plotë, i qartë që drejtohet nga Kryeministri tek Ministri. Nuk është me rëndësi si dhe se nga doli, por përmbajtja. Kemi ka muaj që po themi po përkeqësohen treguesit e kriminalitetit, po rritet numri i vrasjeve, ore kemi të bëjmë me njerëz që kanë papërgjeshmëri fatale ashtu siç thuhet në sms. Edhe sikur ta marrim sikur sms ishte e Ministrit drejtuar vartësve të tij sërish konfirmon të gjitha pretendimet e opozitës kaq muaj rresht.Ka pasur një reagim që nuk është fort në traditën e LSI të dalë në “mbrojtje”, pati dy reagime të menjëhershme nga LSI në mbrojtje të Tahirit, edhe zoti. Vasili edhe zoti. Meta thanë që jemi kundër dhe opozita duhet të heqë dorë nga politika e vrimës së çelësit, e përgjimit. Tha një element tjetër, opozita i vuri një dekoratë në gjoks Ministrit Tahiri.Ristani: Sëpari të mbyllim këtë diskutim sa i përket përgjimit, s’kemi të bëjmë me përgjim, është fare e qartë mënyra si ka rrjedhur informacioni. Opozita nuk ka as dëshirë dhe as kapacitete, as mundësira.Mund të ketë dhe në kuptimin e thashethemit.Ristani: Thashethemet qarkullojnë në këtë vend dhe ne marrim informacion. Ka shërbime partnere sekrete, ka leva të tjera që transmetojnë informacion dhe ky informacion vjen dhe tek opozita. Por vetë opozita nuk merret me këtë punë. Sa i përket LSI dhe zotit .Meta, ata janë bashkë në qeverisje, janë të dy në të njëtën varkë, veprojnë të dy njësoj dhe janë përgjegjës dhe për ne të dy janë përgjegjës njësoj për situatën e krijuar në vend. Kryetari i PD tha sot “ Nuk e kuptova po ironizonte, po tallej me këtë punën e dekoratës, apo jeton në hënë dhe nuk jeton këtu?”. Këto dekorata po vinë njëra pas tjetrës, ju dha një dekoratë të stërmadhe të gjithë nëpunësve civilë me aktin normativ antikushtetues, ju dhanë dekoratë të stërmadhe të gjithë atyre që kanë ndërtimet me leje duke ua prishur me tritol, ju dhanë dekoratë të stërmadhe të gjithë bizneseve duke ju vjedhur të dhënat tek serveri i tatimeve dhe duke u rritur taksat, po u japin nga një dekoratë çdo ditë fqinjeve duke ju çuar tonelata droge. U kanë dhënë dekorata dhe njëri- tjetrit, po të mendosh se çfarë ka thënë Rama për Metën dhe Meta për Ramën. Kanë dekoruar dhe popullin në mënyrë të vazhdueshme dhe jam i bindur që do vij për ta dhe një dekoratë nga populli për të gjithë këto zollume që po bëjnë në vend.Sot në komisionin e Sigurisë ju refuzua kërkesa për të thirrur në seancë dëgjimore Ministren Kodheli, është mbrojtje që po i bëhet Ministrres apo shperfillje ndaj akuzave tuaja?Ristani: Ata janë në panik, sidomos goditja që mori dhe Ministri dhe Kryeministri në raport me sms, që u dolën të palarat në shesh lidhur me konfirmimin e situatës sqë rendit, duke i shtuar dhe këtë të dytën por dhe informacionet e përditshme që po dalin tregon për një gjendje të panikuar dhe kjo i bën të rrudhen dhe vendosen në mbrojtje. Është veprim për ta mbrojtur nga opozita, sepse i shohin që ne informacionet i kemi, që i nxjerrim siç duhet dhe kur duhet në mënyrë që të marrin kuptim për popullin që na dëgjon. Dhe veprimi i fundit është pjesë e panikut dhe masave që marrin për ta ruajtur, por s’mund ta ruajnë gjatë, pasi ne kemi të gjitha mundësitë që na jep demokracia për ti bërë publike dhe për ta çuar deri në fund luftën tonë në mëyrë të ligjshme.Përtej debateve akuza është shumë e rëndë. Aq më tepër që jemi vend anëtar i NATO-s, supozohet se NATO bën trafik droge. Keni identifikuar zonat ku kryhet, do i mbështesni me prova, është folur për Gjadrin.Ristani: Nuk është kështu. Struktura kriminale të lidhura me qeverinë. Unë personalisht kam të dhëna të prejardhura, si kam kaluar vetë nëpër duar por nga biseda që kam pas me kolegët. Ka të dhëna dhe për lëvizje nga Divjaka përmes ajrit dhe nga Gjadri. Ka lëvizje të mjeteve fluturuese, helikopterë apo avionë që bëjnë transportin e drogës. Është shumë e rëndë se vendi po shndërrohet në Kolumbi. Sot nuk bën më habi. Këta i janë fut kësaj rruge me kokë dhe nuk po pyesin më fare, e kan marrë pushtetin për ta mjelë për interesa personale dhe klienteliste dhe jo për ti bërë mirë popullit. Ne jemi në kuadrin e një hetimi që ne si opozitë bëjmë, duke kërkuar që të kemi interpelancë apo ta thërrasim në komision Ministren. Duke e bërë publike dhe duke parë si reagojnë ata, pasi mënyra si reagojnë na e konfirmon informacionin tonë. Por në kohën e duhur dhe momentin e duhur hapat ligjorë do ndiqen të gjitha. Ne e dimë mirë detyrën tonë, do e bëjmë si duhet në momentin e dhur dhe të plotë dhe njerëzit të kuptojnë kë kanë përballë.Ministrja Kodheli i është drejtuar dy herë Prokurorisë së Përgjithshme për ti hetuar këto akuza, a është një përgjigje legale?Ristani: Shumë mirë.Në rast se gjëja do ishte e pavërtetë është shumë lehtë që ta thotë, po gënjen. Prokuroria sigurisht e ka për derë që për çdo informacion që merr është detyrë e saj ta hetojë edhe pa kallëzim penal. Ata do bëjnë detyrën e tyre, ndërkohë jemi të gjithë sëbashku që duam të sqarojmë, këtë popull po e rilind apo e shkatërron.Krahas kësaj Kodheli ka dërguar dhe dy dosje ndaj Imamit dhe drejtuesve të tjerë për keqpërdorim të ushtrisë, është një lloj përgjigjie kjo?Ristani: Nuk e di çfarë përmbajnë denoncimet. Për mua për çdo parregullsi që çdokush vjen në dijeni e ka për detyrë ti drejtohet Prokurorisë, dyshoj se duhet të jetë e nxitur politikisht, pasi shoh rastet e mëparshme janë bërë kallëzime dhe janë pushuar se sepse kanë qenë të pabazuara. Ka tendencë për të inkriminuar njerëzit për të krijuar këtë lloj amullie.Më shumëLetra e SHISH për dyshimet e trafikut të drogës nga aeroportet ushtarake