Kompania “Kassel” 2 vjet në Shqipëri, lider në treg falë cilësisë, sigurisë e profesionalizimit VIDEO

Kompania e suksesshme e skelerisë “Kassel”, ka festuar dy vjetorin e operimit në tregun shqiptar të ndërtimit. Cilësia, siguria dhe profesionalizmi janë tre objektivat që e kanë shdërruar këtë kompani në lider në tregun shqiptar, duke marrë përsipër realizimin e godinave që për shumë firma ndërtimi ishte mision i pamundur, firma “Kassel” ka bërë të mundur që edhe Shqipëria të ketë ndërtime moderne.Në mbrëmjen gala të organizuar për këtë 2-vjetor të mbushur me suksese, “Kassel” mori vlerësimet më të larta të sigurisë në punë nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj."Siguria, që shumë njerëz si ju e kanë vënë në qendër të këtij biznesi, kanë kuptuar se aseti më i madh nuk janë paratë, por jeta e njerëzve. Do doja të të ftoja të bëheshe pjesë e punës sonë, ashtu si ne mundohemi të ndihmojnë punën tënde. Sepse ka nevojë që këtë histori ta dëgjojmë në shkollat profesionale, sepse shteti dhe publikja ka shumë të mësojë nga historitë e suksesit të sektorit privat"- tha Ministri Veliaj.Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jakaj, vlerësoi me medalje të artë pronarin e “Kassel” Kastriot Ponarin."Ju bëj një ftesë të hapur që Dhoma e Tregtisë me rastin e mbështetjes që i bën kompanisë “Kassel”, i bëj një ftesë të hapur të gjithë kompanive të cilat aderojnë dhe e kanë si ambicie standartin e cilësinë, tregun dhe bashkëpunimin global. Kemi një çmin për kompaninë “Kassel”, një medalje që Dhoma i ofron dhe thërras z.Kastriot për të marrë këtë medalje të artë."- u shpreh Nikolin Jakaj.Edhe pse kompania është relativisht e re, grupi i punës ka një staf të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit e ka shdërruar “Kassel” shpk në ndër kompanitë më të rëndësishme në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Të pranishëm në aktivitetin e “Kassel” në Shqipëri ishin ministra, deputetë, zyrtarë të lartë, përfaqësues të biznesit, medias dhe trupit diplomatik.