Shkodër, shpërthen bombola e gazit, ishte amortizuar, 2 të plagosur FOTO VIDEO
Bombolat e amortizuara gazit, të cilat qarkullojnë në duart e qytetarëve për t'u përdorur për ngrohje apo gatim, kanë rrezikuar jetën sot dy personave. Punëtori i një pike shitjeje të bombolave të gazit dhe një kryefamiljar janë plagosur në momentin kur teksa kanë tentuar ta montojnë bombolën kjo e fundit ka shpërthyer.
Ngjarja është shënuar paraditen e e sotme në katin e dytë të një pallati në lagjen "Xhabije".në qytetin e Shkodrës. Të plagosur mbetën Qerim Çela dhe Agim Çoku.
(Ne foto: Banesa ku ndodhi shpërthimi) Në momentin e shpërthimit në banesë ka qënë edhe kryefamiljarja, e cila fatmirësisht nuk ka marrë asnjë lëndim.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Shpërthimi ka qënë i fuqishëm duke thyer xhamat e banesës dhe të një lokali
përballë saj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse dhe uniformat blu. Ky është rasti i dytë në Shkoder brenda pak javësh, ndërsa tregtimi pa asnjë kriter i bombulave të gazit, pjesa më e madhe e të cilave nuk kanë asnjë lloj sigurie, nuk ka shqetësuar asnjë institucion përgjegjës për të dalë në terren e për të parë gjendjen.
Si rasti i kësaj familje në Shkoder has çdo ditë, ku familjarët ndërhyjnë vetë për montimin e bombulave në banesa.