Berisha: Rama ka frikë nga transparenca si djalli nga temjani

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së opozitës në Komisionin e Sigurisë për seancë dëgjimore me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, mbi përdorimin e Forcave të Armatosura për trafik droge.Duke e vlerësuar një akt terësisht antikushtetues, Berisha shton më tej se me rrëzimin e kërkesës së opozitës, kryeministri Rama vetem provon vertetësinë e akuzave.Po sipas ish-kryeministrit, akti i sotëm i mazhorancës deshmon se njeri nga motivet baze te perpjekjes se Ramës per te marre kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura eshte per te patur dore te lire per perdorimin e bazave te ushtrise per transportin e drogave te forta.Reagimi i plotë në fbTe dashur miq, Rama ka frike nga transparenca si djalli nga temjani! Keshtu, akuzave te bazuara ne dokumenta te opozites per perdorimin e bazave ushtarake per transport droge nga Edvin Kristaq Rama, ky i fundit iu pergjigj me nje akt antikushtetues.Ai sot urdheroi deputetet e tij ne Komisionin e Sigurise te hedhin poshte me vota kerkesen e deputeteve te PD per paraqitjen neser ne Komisionin e Sigurise te znj. Kodheli per te dhene shpjegime mbi perdorimin e bazave ushtarake per transport dhe trafikim droge.Me kete akt absurd Rama vetem provon vertetesine e akuzave te opozites sikunder deshmon se njeri nga motivet baze te perpjekjes se tij per te marre kompetencat kushtetuese te Presidentit te Republikes si Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura te vendit eshte per te patur dore te lire per perdorimin e bazave te ushtrise per transportin e drogave te forta.Si perfundim, Rama sot tha me vota se nuk lejoj opoziten te me kontrolloje per droge. Ai ka frike nga transparenca si djalli nga temjani!!Protesta eshte pergjigja e merituar ndaj Rames qe po shnderron Shqiperine ne epiqender te trafikut zyrtar te drogave te forta!!