Shkodër, konkursi i shkollave me temë “E drejta e autorit dhe pronësia intelektuale” VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2014, 18:05
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale dhe të drejtat e Autorit, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me DAR ka nisur konkurset në shkolla.Fillimisht ato do të jenë konkurse brenda qyteteve e më pas në rang kombëtar.Klasat e X-ta të qytetit të Shkodrës, ishin këtë të martë pjesë e këtyre garave mbi tematikën në fjalë.Fituesi i konkursit të zhvilluar mes 5 gjimnazeve të Shkodrës do të marrë pjesë me datën 26 prill në konkursin kombëtar, i cli do të mbahet pikërisht në ditën kombëtare të pronësisë intelektuale.