KS dënon lëshimin e raketës nga Koreja Veriore

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar lëshimin e raketës nga ana e Koresë Veriore.Duke folur pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u zhvillua me dyer të mbyllura, kryesuesi aktual, Mohammed Loulichk, ambasador i Marokut, u tha reporterëve se lëshimi I raketës “ishte qartas shkelje e rezolutave të këshillit” dhe se Këshilli i Sigurimit do t’i vazhdoj konsultimet për “një përgjigjje përkatëse”.Ambasadori francez, Gerard Araud, u tha gazetarëve jashtë Këshillit të Sigurimit, se rezoluta mund të jetë hap i ardhshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së.Diplomatët u thanë gazetarëve, mbrëmë vonë, se Kina nuk do ta mbështeste ndonjë rezolutë.Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, në një deklaratë të djeshme ka shprehur “keqardhje” për lëvizjen e fundit të Koresë Veriore, me të cilën shkelen sanksionet e Kombeve të Bashkuara.Shtetet e Bashkuara, Koreja Jugore dhe Japonia, thonë se lëshimi i raketës është provë në zhvillimin e teknologjisë bërthamore.