BE, marrëveshje për mbikëqyrjen e bankave

Ministrat e financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për mbikëqyrjen e bankave të Eurozonës nga 1 marsi 2014.Kjo marrëveshje është arritur mbrëmë pas mesnatës, gjatë negociatave që zgjatën rreth 17 orë.Sipas marrëveshjes, Banka Qendrore Evropiane do të ketë autoritet që në mënyrë direkte t'i mbikëqyrë të pakten 150 bankat më të mëdha të Eurozonës.Komisioneri i BE-së, Michel Barnier, tha se marrëveshja është "hapi i parë i madh për unionin bankar evropian".Marrëveshja duhet të miratohet nga liderët e BE-së, në takimin dyditësh, që fillon mbrëmjen sotme në Bruksel.