Lancimi i raketës, SHBA kërkon masa konkrete kundër Koresë Veriore

Shtetet e Bashkuara kërkuan që të ndërmerren masa kundër Koresë së Veriut, e cila lansoi një raketë në hapësirë, përkundër paralajmërimeve ndërkombëtare dhe rezolutave të KS të OKB-së që e ndalonin një gjë të tillë.Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice tha se “anëtarët e Këshillit të Sigurimir tani duhet të punojnë në mënyrë të organizuar për t'i dërguar mesazh Koresë së Veriut se shkeljet e rezolutave të Këshillit të Sigurimit do të kenë pasoja”.Koreja e Veriut ka lansuar një raketë, e cila ka vendosur satelitin në orbitë.Komanda e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore ka thënë se sistemet amerikane kanë detektuar se Koreja Veriore ka lansuar një objekt në orbitën e Tokës.Edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar Korenë Veriore lidhur me lancimin e raketës.“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit e dënuan këtë lansim, që është shkelje e qartë e rezolutave 1718 dhe 1874 të Këshillit të Sigurimit”, thuhet në një deklaratë të miratuar nga Këshilli 15 anëtarësh pas konsultimeve urgjente.Këshilli pati paralajmëruar pas nisjes së dështuar të raketës në muajin prill, se do të ndërmarrë “masa” po që se qeveria e Koresë së Veriut bën ndonjë përpjekje të re lansimi.