SHBA, vijojnë negociatat për katastrofën fiskale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe republikanët në Kongres iu përmbajtën përsëri dje qendrimeve të tyre, ndërkohë që vazhdojnë negociatat për shmangijen e katastrofës fiskale me skadimin e afatit të taksave të shkurtuara dhe hyrjen në fuqi të shkurtimeve të mëdha qeveritare në fund të vitit.Megjithëse  presidenti Obama dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bejnër , vazhdojnë diskutimet telefonike dhe ndihmësit e tyre zhvillojnë takime, deklaratat publike tregojnë se mosmarrëveshjet mes tyre mbeten të mëdha.Ndërkohë ditën e djeshme Bejnër theksoi se presidenti nuk ka bërë propozime specifike, por vetëm ka kërkuar shkurtimin e taksave dhe shtimin e shpenzimeve."Plani nuk përmbush premtimin e tij për një qendrim të balancuar për zgjidhjen e problemit. Ai është shprehur kryesisht për ngritjen e taksave. Plani i tij nuk fillon të zgjidhë krizën tonë të borxhit, por në fakt shton shpenzimet” tha ai.Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se Presidenti Obama beson se një marrëveshje mund të arrihet, pa hequr dorë nga taksat e shkurtuara për ata me të ardhura të ulta dhe duke kërkuar ngritjen e taksave për amerikanët e pasur."Ai është i gatshëm për kompromis, ai e ka të qartë se atij dhe demokratëve u duhet të bëjnë zgjedhjeve të vështira. Por ai nuk do të pranojë kurrë si përparësi kryesore qendrimin e republikanëve që përparësia numër një të jetë shkurtimi i taksave për të pasurit”.Nenci Pelosi, udhëheqësja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se republikanët nuk kanë paraqitur propozime specifike në diskutime."Gjithçka që ne kemi parë prej tyre është një letër, gjithçka që kemi dëgjuar prej tyre është se nuk duan ngritjen e taksave për të pasurit, githçka që ne dimë është se publiku është kryesisht në anën tonë që gjithsecili në vend të paguajë pjesën e taksave që i takon".Të dy palët vazhdojnë të debatojnë shumën e të ardhurave që do të sigurohet me ngritjen e taksave. Republikanët kanë ofruar 800 miliardë dollarë nëpërmjet një reforme të paspecifikuar për taksat që Kongresi mudn të bëjë vitin e ardhshëm.Presidenti Obama po kërkon tani 1.4 trilionë dollarë për të ardhura të reja si pjesë e marrëveshjes për uljen e deficitit. Presidenti thotë se ai është i gatshëm të “marrë vendime të vështira” lidhur me reformat për programet qeveritare.Kryetari i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, ka thënë se pasigurai lidhur me katastrofën fiskale po e dëmton ekonominë amerikane.