Panetta në vizitë të papritur në Afganistan
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta ka zhvilluar një vizitë të papritur në Afganistan, gjatë së cilës do të bisedojë me komandantët ushtarakë dhe me presidentin Hamid Karzai.Vizita e tij në Afganistan vjen ndërsa koalicioni ndërkombëtar po zhvendos përgjegjësitë te forcat afgane të sigurisë, para tërheqjes së planifikuar të trupave luftarake në fund të vitit 2014.Më herët në Kuvajt, Paneta tha se presidenti Barak Obama do të vendosë në javët e ardhshme se sa do të qëndrojnë trupa amerikane në Afganistan pas vitit 2014.Aktualisht janë rreth 66 mijë trupa amerikane në vend.Karzai ka paralajmëruar se qeveria e tij mund të pezullojë negociatat mbi forcën e ardhshme amerikane, po që se Uashingtoni nuk i dorëzon përgjegjësitë për të gjithë të burgosurit, që mbahen në burgun e Begramit.Zyrtarët amerikanë shqetësohen se disa prej tyre mund të lirohen dhe pastaj të kthehen në fushën e betejës.