Siri, katër të vrarë nga shpërthimet në Damask

Tre shpërthime kanë tronditur hyrjen e Ministrisë së brendshme të Sirisë në Damask, ndërsa luftimet ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare po i afrohen kryeqytetit.Të paktën katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga këto shpërthime.Këto shpërthime u bënë në kohën kur zyrtarët e 120 vendeve, që po takohen në Marok, e kanë njohur opozitën e re të Sirisë si përfaqësuese legjitime të popullit në Siri, duke thënë se presidenti Bashar al-Assad ka humbur legjitimitetin.Ky vendim në takimin “Miqtë e Sirisë” në Marok, u bë një ditë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, e ka njohur Koalicionin Kombëtar si përfaqësues legjitim të popullit të Sirisë.Por kjo njohje, ka hasur në kritika nga ana e ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.Prej zhvillimeve të tjera lidhur me Sirinë, veçojmë poretendimet e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s, se forcat e presidentit Assad kanë hedhur raketa Scud kundër kryengritësve.Shtëpia e Bardhë tha se përdorimi i raketave të tilla do të ishte “akt i paarsyeshëm”.