Statusi? Ambasadori gjerman: Do bazohemi tek raport progresi VIDEO

Ndonëse Gjermania, po-në ose jo-në, për satusin e vendit kandidat do ta mbështesë në raportin e Komisonit Europian, vëzhgimin e ka mjaft të mprehtë mbi zhvillimet në vendin tonë. Ambasadori gjerman në vendin tonë, Helmut Hoffman, tha se Berilini zyrtar sytë i ka tek avancimi i reformave, kryesisht tek lufta kundër korrupsionit, por dhe qëndrueshmeria e administratës publike.“Kancelarja Merkel bëri të qartë se është duke pritur progres raportin për të marrë një vendim në qershor të këtij viti. Dhe duke iu referuar sërish fjalëve të saj, ajo bëri të qartë gjithashtu se n.q.se ky kurs reformash do të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë pozitive, ajo siguroi që Gjermania do ta shqyrtojë në mnëyrë pozitive, me një vështrim pozitiv vendimmarrjen e saj në qershor. Por vendimi sigurisht do të merret në qershor nga Komisioni Europian dhe ne do të vazhdojmë deri atëherë të ndjekim me vëmendje të gjithë proceset e rëndësishme për ne sikurse janë janë lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë të veçantë krijimi i një administrate të qëndrueshme” tha Ambasadori.Ndërkohë Ambasadori gjerman, teksa u ndal tek bashkëpunimi mes faktorëve politik, ishte mjaft i qartë kur tha se vetem dialogu mes mazhorancës dhe opozitës, është rruga e sigurtë drejt Bashkimit Europian.“Jo vetëm Gjermania por edhe anëtarë të tjerë të Bashkimit Europian e kanë bërë të qartë për të pasur një kulturë tjetër bashkëpunimi në politikën e brendshme, pra mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri. Kjo është diçka e cila është e përsëritur edhe nga komisioneri evropian Stefan Fule. Ne e dimë që kjo nuk është diçka që realizohet nga njëra ditë në tjetrën por shpresojmë në progrese në këtë drejtim” përfundoi Ambasadori gjerman në Tiranë Helmut Hoffman.Gjermania është një ndër 5 vendet skeptike per statusin e vendit kandidat të Shqipërisë. Deklaratat e Amabasadorit gjerman, Helmut Hoffman, ishin në të njëjtën linjë me ato të kancelares gjermane, Angela Merkel, ku gjate takimit me kryeministrin Edi Rama nuk dha nje qëndrim të prerë te Berlinit mbi fatin e integrimit të Shqipërisë.