Akuzat e PD-së për nepotizëm, reagon PS: Janë shpifje

Partia Socialiste ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për emërime nepotike në rrethin e Tepelenës.Në një konferencë nga kryesia e Kuvendit, deputeti socialist i qarkut të Gjirokastrës Dashamir Kamberi i ka cilësuar si të  pabaza dhe shpifje akuzat e Partisë Demokratike.Deklarata e plotëSot në të shtatat e shkrimit: “Nepotizmi, emërimet e Deputetit Kamberi”, botuar dy ditë me rradhë në Gazetën “RD-PD”, jam këtu për ta përgënjeshtruar e denoncuar, si një shkrim fund e krye të rremë. Njëkohësisht të shpreh keqardhjen për etikën e ulët të këtij shkrimi dhe tej amatorizmin evident të të shkruajturit.Nuk do ti kisha kushtuar asgjë më shumë këtij shkrimi, veç neglizhencës absolute sikundër ditën e parë të tij. Por pas tam-tamave te zëdhënëses të Partisë Demokratike, në të gjithë median, obligohem të respektoj zgjedhësit e qarkut të Gjirokastrës dhe gjithë publikun tjetër për të ashtuquajturin nepotizëm e valë shkarkimesh në Tepelenë e në Qark.Sipas parimit “të nxitohemi me ngadalë” nuk nxitova për të reaguar. Së pari për të qenë krejtësisht i qetë dhe pa ngarkesa emocionale. Së dyti për të sjellë fakte dhe prova reale, që e zerojnë atë por dhe që provojnë bëmat e tyre nepotike e shkarkimet masive me tërmet, alla PD, të cilat kërkojnë tja faturojnë e tja lejnë në prehër PS dhe koalicionit, si pjellën e paatësisë së tyre.Mendjevarfërtit, që dolën keq, “lëkurë-lëkurë”, jo nga dimri, por fatkeqësisht nga vera e vitit 2013, më akuzojnë se kam bërë emërime nepotike si deputet, në Nëntor e fillim të Dhjetorit, kohë në të cilën jo vetëm që nuk kam qenë deputet por edhe as nuk kam patur ndonjë atribut apo ndikim sado të vogël për emërimet. Mandati im i Deputetit ka filluar në 28 Dhjetor 2013.Unë jam për të dytën herë deputet në Tepelenë dhe tre mandate si kryetar i Partisë Socialiste të Rrethit ku për shkak të mbështetjes së fuqishme socialiste dhe qeverisjes të mbrapshtë të Partisë Demokratike, ka një koincidencë jo të mirë në gremisjen e saj në këto vite.1.            Në qershor 2013 PD ka marrë vetëm 18% të votave, ndërsa PS thuajse rezultatin më të thellë në të gjithë vendin, afro 53%.2.            Në zonën elektorale 102, me sistem mazhoritar, PD ka marrë vetëm 9%, ndërsa PS për të cilën unë kam kandiduar ka marrë afro 82% të votave.3.            Në zgjedhjet e pushtetit vendor, PS ka fituar 10 Njësi, PR vetëm 1 Njësi ndërsa PD asnjë Njësi.Nga sa më sipër nuk është vështirë të shihet dhe të kuptohet qartë që në Tepelenë sikundër i thonë andej: “Partisë Demokratike dhe Saliut i është ngrënë hija dhe nuk ka duk”.Ja përse “RD-PD”-së i duhet të sulmojë dhe të akuzojë Tepelenën, Partinë Socialiste dhe Deputetin e saj. Ndërkaq e them me bindje, humbja për të mund dhe do të jete edhe më e thellë.