Unaza e jugut, Qeveria shtyn afatin e kredisë me KFW
Qeveria shtyn afatin e kredisë me KFW një financim shumë i rëndësishëm i qeverisë gjermanisë për unazën e jugut të transmisionit të energjisë të linjës 110 kw.Ministri i energjitikës Damian Gjiknuri theksoi se ku investim që do të rrisë sigurimin e furnizimit me energji elektrike në zonat e jugut.Gjithashtu ministri njoftoi se së shpejti do të nisë edhe zbatimi i linjës së interkonjuksionit me Kosovën ndërsa shtoi se vitin tjetër do të ketë një projekt tjetër edhe me Maqedoninë."Është një investim që do të sigurojë një eficencë më të madhe të sistemit në zonat e jugut dhe është në vazhdën e të gjitha atyre projekteve infrastrukturore dhe energjitike që qeveria shqiptare po vazhdon. Siç është projekti me Kosovën që do të fillojë nga konkretizimi shumë shpejt megjithëse ka përfunduar gjithçka nga pikëpamja kontraktuale duke realizuar edhe projekte të interkonjuksionit edhe me vende të tjera të rajonit siç do të jetë në vitin tjetër me Maqedoninë apo investime të tjera edhe në pjesën e jugut për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në këto zona. Rrjeti i transmetimit të energjisë është një infrastrukturë kritike tepër e domosdoshme dhe demostron vullnetin e kësaj qeverie që megjithëse vështirësive që ka ky sektor të vijojë në rrugën e investimeve që shumë shpejt energjia nga një sektor problematik të kthehet në promoter të zhvillimit të ekonomisë dhe me çmime të qëndrueshme" tha Gjiknuri.