Pakistan, fëmija 9 muajsh arrestohet, akuzohet për vrasje FOTO
Një fëmijë 9 muajsh është ndaluar nga policia e Pakistanit për akuzën e vrasjes. Rasti i pabesueshëm që ka përfshirë vogëlushin Muhamad Mosa Khan, ka ndodhur në qytetin Lahore, në veri të vendit. Gjithçka nisi në shkurtin e kaluar kur policia pakistaneze ndaloi një grup personash mes tyre dhe pjesëtarët e familjes së Muhamad, të akuzuar si fajtor për sulmin me gurë ndaj një agjenti policie.Polici kishte shkuar në familjen e Muhamad për të ushtruar presion pasi kjo familje nuk paguante faturat e energjisë. Familjarët e quanin të padrejtë pagesën e energjisëKështu inspektori i policisë Kashif Ahmd ka vendosur të arrestojë rebelët mes tyre dhe të voglin Muhamad, pasi sipas akuzës ka qenë në gjendje të qëllojë me gurë drejt policit, duke i shkaktuar atij edhe vdekjen."I vogli nuk di as të mbajë biberonin jo më të qëllojë me gur", ka thënë i ati i vogëlushit për “Reuters”.Fëmija është dërguar në polici, ku agjentët nuk kanë pyetur fare për të qarat dhe frikësimin e fëmijë por ka marrë gjurmët e gishtave.
