Will.i.Am ndërpret "The Voice" për Cheryl Cole

Këngëtari I njohur William sic dihet është anëtari I jurisë së 'The Voice' ku qëndron përkrahë kolegëve të tij të tillë si Shakira. Por gjatë të shtunës ai ka ndërprerë gjithcka për t`ju përgjigjur telefonatës së mikes së tij Cheryl Cole. Ai arriti të na linte pa fjalë teksa ështe parë që të komunikojë me këngëtaren nëpërmjet ores së tij. Kjo e fundit nuk është si gjithë të tjerat, ajo është telefoni I këngëtarit në formën e një ore. Ajo ështe shumë më praktike dhe ka njëe sërë funksionesh të cilat ish anëtari I grupit 'Black Eyes Peas' I ka shpjeguar në një intervistë të dhënë pak më parë.'Prej një kohe të gjatë unë nuk përdor më telefon, ora ime është shumë praktike. Ajo jo vetëm që më mundëson telefonatat, por mat rrahjet e zemrës me anë të pulsit dhe më tregon se sa kalori që kam djegur.' U shpreh këngëtari. Por William gjithashtu shpjegoi se përmban një listë të gjerë te këngëve që ai dëgjon, Bluetooth, rrjetet sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook.Këngëtari githashtu ka lajmëruar se fundin e vitit 2014, ai mendon që ta nxjerrë në shitje. Përsa I përketë karrierës së tij muzikore, momentalisht William I është përkushtuar konkursit të zërave 'The Voice'.