Rihanna në të njëjtin club naten me të dashurën e Chris Brown

Sic ndodh cdo fundjavë edhe mbrëmjen e djeshme Rihanna ka shkuar qe të festojë në një klub nate. Ajo është parë e veshur sportive , dhe mesa dukej preferonte të ndihej komode teksa kërcente. 26 vjecarja u paraqit në West Hollywood , dhe nuk po nxitonte pavarësisht se miqtë e saj po e prisnin Brenda. Por një lajm jo shumë I mirë për Rihannen ishte se në atë club ndodhej dhe e dashura e Chris Brown. Modlja Karrueche Train ështe parë e veshur provokuese, duke u përpjekur që të tregojë format e saj.Pavarësisht se të dyja po qëndronin larg, dukej se nuk e duronin dot faktin që po ndanin te njëjtin ambjent. Karrueche Brenda pak minutash , është larguar duke evituar kështu dhe praninë e Rihannes. Ndryshe nga modelja, krijuesja e hitit 'Cant remember To Forget You' nuk I ka kushtuar aspak vëmendje asaj , dhe për asnjë moment nuk ka përpjekur të largohet nga ai club.Është hedhur dhe një hipotezë se Rihanna mund të jetë duke pritur fëmijën e saj të parë por kjo gjë ende nuk është e sigurtë. Gjatë javës së kaluar ajo ështe parë së bashku me babain e saj Roland dhe u vu re se barku ishte më I fryrë se zakonisht, dhe jo vetëm kaq. Rihanna prej një kohe të gjatë nuk është parë të konsumojë alkol por vetëm kafe dhe caj.