Pentagoni: Trupat ruse në kufi me Ukrainën nuk po kryejnë manovra
Pentagoni thotë se nuk ka të dhëna që trupat ruse të grumbulluara në afërsi të kufirit me Ukrainën, po kryejnë monovra rutinë ushtarake dhe se grumbullimi i tyre nuk ndihmon aspak për uljen e tensioneve në rajon.Zëdhënësi i Petangonit, admirali John Kirby, tha të enjten se mijëra trupa ruse, janë dislokuar përgjatë kufirit me Ukrainën. Synimi i tyre, tha zëdhënësi, është i paqartë.Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i tha javën e kaluar Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel, gjatë një bisede telefonike, se trupat po kryenin “manovrat e pranverës” dhe ai e siguroi homologun e tij amerikan, se ato nuk do të kalonin kufirin.Admirali Kelby tha se prania e tyre në kufi me Ukrainën i shkallëzon më tej tensionet dhe rrit paqëndrueshmërinë.