Dubai, rrufeja godet godinën më të lartë në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2012, 22:31
Këto janë momentet spektakolare kur rrufeja godet ndërtesën më të lartë në botë. Burj Khalifa ndodhet në Dubai dhe është 828 metra e lartë.Për ndërtimin e saj janë dashur 4 mijë ton me çelik. Puna për ndërtimin e saj nisi në vitin 2004 dhe zyrtarisht ajo u hap në vitin 2010.Puna për ndërtimin e kësaj godine ka qenë një sfidë e vërtetë. Aty ka një hotel, zyra dhe apartamente rezidenciale.