“Me duar të pastra”, gjen 390 mijë euro, por ia kthen të zonjës

Një shofer autobusi në Austri është padyshim një nga njerëzit më të ndershëm në botë. Ai ka gjetur një çantë me plot 390 mijë euro në autobusin e tij, por ka vendosur t’ia kthejë gruas së cilës i përkisnin. Të moshuarës i ishte dashur një jetë e tërë për t’i mbledhur, e në momentin që i kishin humbur, kishte lajmëruar policinë.77-vjeçarja kishte tërhequr gjithë shumën nga banka dhe i kishte hipur autobusit, por kur kishte zbritur, çantën e kishte harruar në të. Shoferi i cili identifikohet me emrin, Wolfgang R, tha se fillimisht kishte menduar se çanta, pas sediljes së tij mund të kishte rroba, por kur e kishte hapur, kishte gjetur disa shufra me para.Zyrtarët e kompanisë së autobusëve janë shprehur se janë shumë krenarë për punonjësin e tyre, por ende nuk dihet nëse gruaja i ka dhënë një “bakshish” shoferit për nderin e madh që i ka bërë.