“Dolce Gabbana” në gjyq, 1 miliard euro borxh në taksa ndaj shtetit

Stilistët me te famshem të modës italiane Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana paraqiten në gjyq të hënën në Milano për evazion fiskal. Të dy dizajnerët akuzohen se i kane borxh shtetit italiane shumën tronditëse të një miliard. euro në taksa, per transferimin e selise se markes Dolce Gabbana në Luksemburg në vitin 2004.Sipas prokurorëve, Dolce Gabbana akuzohen se transeferuan kompanitë e tyre në një grup, me çmim shumë të ulët sesa vlera e vertete e saj. Ndërkaq të dy stilistët mohojnë akuzat, duke i konsideruar "absurditete".Sipas gazetes italiane Repubblica ata akuzohen se kanë borxh 416 mil. Euro nga kompania në Itali, ndërsa kane dhe një tjetër borxh 200 milionë euro nga kompania me bazë në Luksemburg. Bashkë te pandehur në gjyq janë dhe gjashtë partnerë të tjerë të designers. Nëse shpallen fajtor, të dy rrezikohen me burgim deri në pesë vjet.Gjatë seancës së të hënës, avokatët e dy designer-ve kërkuan që të shtyjnë gjykimin për shkak të parregullsive gjatë marrjes në pyetje. Gjykata do të vendosë për kërkesën e avokatëve.Hetimet lidhur me evazionin e markës Dolce Gabbana kane filluar në vitin 2007, ku dhe ishin shkarkuar nga akuzat në vitin 2011, por Gjykata e Lartë e rrëzoi vendimin e Italisë.Edhe pse të dy stilistët nuk kanë bërë asnjë koment zyrtar në të kaluarën ata kanë kërcënuar se do të largohen nga Italia, nëse vazhdon "persekutimi" nga drejtesia dhe IRS.