Lana Del Rey më e bukura në mbretërinë e Google

Këngëtarja e re amerikane, Lana del Rey është personazhi femëror më i kërkuar në Google. , pasi 20 vjeçares i ka mjaftuar të vendosë videon e saj muzikore në youtube për të marrë miliona klikime dhe vëmendjen e blogjeve, gazetave, revistave dhe televizioneve në gjithë botën.Përpara se të vendoste në Youtube videon e saj me titull 'Video game' (në vitin 2011) Lana ishte një vajzë fare e zakonshme si shumë të tjera që shpresojnë të çajnë në botën e vështirë të showbizit.Në sajë të internetit dhe fuqisë së tij magjike, ajo u shndërrua në një ikonë të popit sa hap e mbyll sytë.Portali 'Coedmagazine.com' ka zhvilluar një kërkim në Google të 300 femrave më të famshme në botë, në mënyrë që të realizonte një klasifikim të rezultateve të gjetura në motorin e kërkimit për secilën prej tyre, duke krijuar kështu një lloj grafiku. Në krye të top 5, me numër më të madh rezultatesh kërkimi në Google ndodhet pikërisht Lana del Rey, me plot 722 mln rezultate, ndërkohë pas saj renditen këngëtaret Rihana, Cher, Lady Gaga dhe në vend të pestë Britney Spears.