“New York Post” publikon fotografi shokuese

Shokuese eshte faqa e pare e gazetës prestigjoze New York Post, e cila ka publikuar aksidentin e rende te një personi i cili ra brenda binarëve të Metros ne New Jork duke iu afruar trenit dhe pas pak sekondash ai ka gjetur vdekjen tragjikisht. Publikimi i tragjedise ka sjelle reagime ndaj gazetes.Fotografia eshte nxjerre nga fotografi i gazetës Ampasi Omar, i cili pretendonte se ai arriti të nxirrte fotografine, ndersa treni po drejtohej drejt pesonit ne menyre qe te paralajmeronte shoferin e trenit me ane te flashit te aparatit fotografik.Foto u botua në faqen e parë të gazetës, e shoqëruar me titullin "i dënuar “. Ky njeriu, të cilin e shtynë në binarët e Metros, do të vdesë"58 vjecari, banor i Queens Hahn Ki Suk, po perpiqej te ngjitej nga binaret e metros ku ishte shtyre pak sekonda me para nga 30 vjecari Naim Davis, u arrestua pak me vone. Suq Khan eshte përfshire nga Metroja dhe gjeti vdekjen menjëhershme.Pas Publikimit te tragjedisë ka pasur reagime ndaj gazetes. Shumë gazetarë dhe qytetarë, kritikuan ashpër vendimin e "New York Post" për të publikuar fotot.Qindra komente kritike jane shkruar ne rrjetet sociale Facebook dhe Twitter."Fotografia ishte shumë e frikshme për faqen te pare", shkroi Ethan Klaper, gazetar i gazetes elektronike "Huffington Post".