Jeta private e Rita Orës ndiqet çdo sekondë nga ”The Sun”

Rita Ora dhe Rob Kardashian i kanë dhënë fund lidhjes së tyre javë më parë. Çifti ka treguar se ata kanë kohë që nuk e frekuentojnë njëri-tjetrin, ndërsa largësia ka ndikuar që ata të mos jenë më në lidhje.Lajmin për ndarjen e këngëtares Ora nga i dashuri i saj e ka bërë të ditur fillimisht gazeta britanike ”The Sun”, duke thënë se Rob ka larguar nga profili i tij në Twitter të gjitha fotot që ka pasur me Ritën, madje e ka larguar atë dhe nga shoqëria.Sipas burimeve të gazetës, njerëzit e afërm të çiftit janë shumë të trishtuar pasi ata të dy me të vërtetë e kanë pëlqyer njëri- tjetrin, por pasi që jetojnë larg, njëri në Los Angeles dhe tjetra në Londër, është bërë e vështirë që një lidhje të mbahet gjallë. Ata nuk kanë dashur të ekspozohen shumë në media, në mënyrë që lidhjen ta mbajnë në distancë dhe vetëm si romancë,  që të mos ketë ndonjë presion ndaj tyre.Vetëm një ditë pas publikimit të lajmit mbi ndarjen e saj, Rita është shfaqur në kopertinën e revistës “Glamour” në Britani të Madhe, duke sqaruar edhe ndarjen e saj me Rob Kardashian.Në këtë intervistë, pop ylli ka pretenduar se ka javë të tëra që ka ndërprerë kontaktet e saj me Rob, edhe pse ky i fundit e akuzoi atë se e ka tradhtuar me 20 meshkuj, duke replikuar kështu në “Twitter” e duke i fshirë më pas komentet. Ndërsa më vonë ai i ka thënë se është i neveritur për faktin se si mundet një femër që është aq e zënë dhe në fillimet e karrierës së saj, të gjejë kohë edhe për 20 meshkuj, e jo të kujdeset për një lidhje.Ndërkohë në intervistën e saj për “Glamour”, Rita ka thënë se i ka dhënë fund lidhjes për shkak se ka qenë shumë e zënë dhe nuk ka dashur të shpenzojë kohë për të. ”Unë nuk jam në lidhje më me Rob, edhe pse ishim të afërt për një kohë, por tani nuk kam punë me të, sepse unë kurrë nuk isha tek ai. Pas kësaj u bëra si një fantazmë duke e frustruar veten e duke e pyetur se pse isha kaq e zemëruar. Kështu që vendosa më mirë të jemi vetëm miq dhe asgjë më shumë.Sidomos në këto momente kur jam aq e zënë me karrierën time”. Rita ka pohuar gjithashtu se ajo nuk ka rënë kurrë vërtet në dashuri. ”Në këta 22 vjet që kam, unë ende nuk kam përjetuar një dashuri të vërtetë, është dobësia ime sepse kam frikë shumë, madje po u dashurova me dikë do lë një rojë te dera poshtë e ai duhet të provojë disa herë që me vështirësi të thyejë rojen për të kaluar më pas tek unë”, ka theksuar këngëtarja atraktive, e cila për momentin vazhdon turneun e saj nëpër botë, ndërsa së bashku me pop yllin Rihanna do të shfaqen në finalen e spektaklit ”X Factor” në Britani të Madhe.IRRITOHEN SHQIPTARËT, NË MBROJTJE TË RITËSLajmin për ndarjen e Ritës nga Rob dhe ofendimin që ai i bëri shqiptares së famshme, e kuptuan në mënyrë shumë të shpejtë shqiptarët. Ata nëpër rrjetet e ndryshme sociale kanë vënë statuset e tyre në mbrojtje të Ritës, si dhe kanë hedhur mijëra komente nga më ofendueset në adresë të Rob Kardashian, duke ia sharë atij motrat e duke i thënë që t’i shohë ato se sa shpesh i ndërrojnë partnerët.Në mbështetje të pop yllit kanë dalë edhe shumë fytyra publike shqiptare, duke përfshirë këtu Afërdita Dreshajn, Tika Camajn, Meliza Haradinajn, Vesa Luma, Zanfina Ismaili, Enca Haxhian, Big Bastën e shumë të tjerë.Ndërkohë, një reagim shumë të ashpër ka bërë edhe futbollisti i famshëm shqiptar Lorik Cana. “Rita meriton përkrahjen e shqiptarëve, askush nuk mund të sulmojë një vajzë tonën”, shkroi Cana në Instagram.