I Rikthehet muzikës pas 8vjetësh

Pas tetë vitesh heshtje Shania Twain është kthyer. Këngëtarja kanadeze e muzikës country,e famshme për hitet e saj si "That don't impress me much" dhe "Man! I feel like a Woman"ka rinisur karrierën e saj muzikore me një koncert live në Las Vegas.Në arenën e Pallatit prestigjioz Cesar, Twian ka habitur fansat e saj me një shfaqje plot stil përafëshisht një orë e gjysmë, me shumë violinistë vallëzimi, motorrë fluturues dhe kuaj.Këngëtarja 47 vjecare u shfaq në një formë shumë të mirë edhe të linjave të saj ,sa koha dukej sikur nuk kishte kaluar fare për të.Nga Koloseu prestigjioz në Pallatin Cezar në Las Vegas, Twain ka hapur datën e parë, "Shania: still the one", një shfaqje që do të jetë për një sezon të tërë. Ajo interpretoi disa nga hitet e saj më të suksesshme ndër vite."Kjo ka qenë ëndrra ime për tetë vjet ,mbeta e befasuar me veten time, kjo është një sfidë e madhe - pohoi ajo për" Sun Las Vegas "- Për mua, kjo shfaqje ishte shumë argëtuese" Nuk jam aq e lodhur sa mendova ,ndjehem në formë të mirë, të lumtur dhe të kënaqur me veten time".Pas një suksesi në mbarë botën,ajo u largua nga muzika për shkak të disa problemeve nervore dhe lindjes së fëmijës së pare.