Vdes në moshen 103 vjeçe nëna e manjatit Rupert Murdoch
Dame Elisabeth Murdoch, nëna e manjatit te mediave Rupert Murdoch, ka vdekur në shtëpinë e saj në Australi në moshën 103 vjeç. Ajo ishte shtruar në spital në Melburn në shtator pas nje aksidenti, për pasojë theu kemben e saj.Në një deklaratë të lëshuar në emër të familjes, Rupert Murdoch tha se : "Ne kemi humbur nënën më të mrekullueshme, por ne jemi të gjithë mirënjohës për dashurinë e saj qe kanë pasur dhe urtësinë për kaq shumë vite". Dame Elisabeth ishte një filantrope dhe mbeshtetëse e arteve.Ajo u emërua Dame për punën e saj bamirëse nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 1963 dhe u përshkrua nga Sydney Morning Herald si "një filantropiste e shkollës së vjetër, në heshtje duke ndihmuar shume persona dhe bamirësitë e saj u mbajten ne një bujë minimale".Interesi i saj në lidhje çrregullimet gjenetike e çoi ate te krijonte Institutin e Kërkimeve per fëmijët Murdoch, gjithashtu ajo ka mbështetur dhe institucione te tjera mjekësore dhe spitale.Elizabeth u martua me gazetarin dhe botuesin e gazetes, Sir Keith Murdoch, në vitin 1928 dhe kishte katër fëmijë dhe 77 pasardhës e drejtpërdrejtë, duke përfshirë nipër e mbesa.Dame Elisabeth ka përdorur pasurinë e burrit të saj për të ndihmuar të tjerët, duke thënë: " Pasuria mund të keqpërdoret, por në përgjithësi është një mjet i jashtëzakonshëm për të ndihmuar komunitetin".Ajo nuk ishte gjithmonë dakord me djalin e saj, Nees Corp, i cili është një nga grupet më të mëdha të botës mediatike.Rupert Murdoch, i cili është 81 vjec, ka thënë se jeta e gjatë e nenes se tij tregon provat se ai do të jetë në gjendje të vazhdojë te jete ne krye te News Corp-it për shumë vite.