Përshkoi 7.000 km i veshur me të brendshme dhe duke bërë autostop

Kanadezi Mark McIntyre ka kaluar pjesën më të madhe të vendit të tij duke bërë ‘autostop’, ndërsa në rrugë është paraqitur vetëm me veshje të brendshme.Në shikim të parë, veprimi i 43-vjeçarit duket një ‘çmenduri’ e llojit të vet, mirëpo ai e ka bërë gjithë këtë për arsye humanitare.I njohur me nofkën ‘The Gitchhiker’, McIntyre ka udhëtuar nëpër Kanada për tri javë në mënyrë që të grumbullojë para për Shoqatën kanadeze për të sëmurët nga kanceri dhe për të ngritur vetëdijen për këtë sëmundje vdekjeprurëse.Para tetë vitesh, 43-vjeçari ishte diagnostikuar me kancer të testiseve, mirëpo ai arriti të shërohej dhe tash dëshiron t’u ndihmojë njerëzve me këtë sëmundje.Udhëtimin e tij prej 7.000 kilometrash e ka sponsoruar kompania Stanfield duke dhuruar 27.000 dollarë, ndërsa gjatë udhëtimeve të tij Marku ka grumbulluar 32.000 dollarë nga njerëzit që e kanë marrë me automjete.