Jep këshilla dashurie
Supermodelja seksi, Anxhela Martini, ka debutuar si kolumniste në një artikull në edicionin festiv të revistës "Elegance". Artikulli titullohet "Dashuro sikur nuk je lënduar asnjëherë" ku modelja jep këshilla inkurajuese për femrat e lënduara në dashuri, duke dhënë këndvështrimin e vet personal lidhur me këtë temë të ndjeshme. "Nëse je e frikësuar nga dashuria, atëherë dashuria do të frikësohet nga ty.Prandaj, dashuroni sikurse nuk jeni lënduar asnjëherë. Kthejeni dhimbjen në një eksperiencë pozitive. Mos e humbisni pasionin vetëm sepse jeni lënduar në të kaluarën", ka shkruar ajo mes tjerash.Anxhela në këtë artikull paraqitet nga afër dhe intime.Ajo pranon se ka pasur shumë të dashur dhe ka qenë e dashuruar me çdonjërin prej tyre. Në anën tjetër, Anxhela beson se është një vajzë jo vetëm e bukur dhe e talentuar, por edhe shumë e mirë. Këtë mendim për veten modelja e famshme e ka ndarë me të gjithë miqtë e saj në Facebook, ku sipër një fotoje tepër të nxehtë ka shkruar: "Jam një vajzë e mirë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë, vetëm mund të përmirësohet".