Elvana shfaqet provokuese në koncertet në diasporë
Nuk është hera e parë që ajo shfaqet në koncerte në Vendet Skandinave, por gjithmonë është pëlqyer shumë. Sallat janë mbushur gjithmonë me shfaqjen e Elvanës, ndërsa ajo si një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, është përkujdesur që atyre t’u servirë një spektakël të paharruar.E veshur me fustane të shkurta seksi, këngëtarja Gjata është shfaqur më në formë se kurrë, duke treguar se akoma mban primatin e këngëtares seksi, duke lënë mbrapa disa kolege të saja, të cilat kohëve të fundit kanë pasur probleme me peshën.Një krehje elegante, veshje ekstravagante, performancë seksi si dhe këngë hite, janë formula e suksesit në skenën shqiptare. Ndërkohë që flitet se shumë shpejt Elvana do të shfaqet në një projekt të ri e mbuluar, te klipi i këngës ”Beso”.Ne mësojmë se këngëtarja e njohur para kësaj kënge do të lançojë në treg një tjetër këngë të re, e cila do të jetë si parapri për albumin e ri të cilin është duke e përfunduar dhe pritet të dalë në treg diku nga pranvera e vitit të ardhshëm.Projekt ky që do të pasojë pas albumit të fundit, të cilin e editoi në bashkëpunim me Flori Mumajesin me titull ”Gjysma ime”.Këngë të reja si dhe klipe që do të shoqërojnë këtë album, do të mund t’i shohim vitin e ardhshëm, ndërsa deri atëherë do të shijojmë dy këngët e reja që Elvana ka vendosur t’i bëjë publike, ku me këto këngë ajo do të shfaqet edhe në xhirimet festive.