Gjyshja 60-vjeçare moderne, e mbush kokën me tatuazhe
Një gjyshe e cila humbi të gjitha flokët e saj si pasojë e alopecisë bëri të gjithë kokën tatuazh dhe kjo erdhi si pasojë e faktit që i kishte ardhur në majë të hundës përdorimi i parukes. Ann McDonald, 60 vjeç, u shqetësua kur të gjithë flokët i ranë tre vite më parë."Nuk kam lënë kapele dhe paruke pa përdorur -është shprehur Ann - por të gjitha ato më bënë të humbas besimin. Më bënë të ndihesha e depresuar deri në atë pikë që çdo natë qaja kur shtrihesha në krevat. Por pastaj një ditë duke naviguar në internet pashë një grua e cila kishte bërë tërë kokën tattoo. Mendimi i parë që më erdhi ishte se kjo ishte opikërisht ajo çka më nevojitej. Tatuazhi kushtoi 720 paund dhe u deshën 12 orë që të përfundonte. Ann mendon që çdo qindarkë e shpenzuar për të i'a vlen.