Vipa kapricoz

Disa yje të Hollivudit me kërkesat e tyre të pazakonta, i vërtetojnë paragjykimet rreth sjelljes së tyre të përkëdhelur. Kudo që paraqiten në restorante, personel i shumtë u vijnë në shërbim, për t'ua përmbushur të gjitha dëshirat, edhe ato që nuk kanë aq shumë lidhje me mendjen e shëndoshë.Manekinia e bukur, Naomi Campbell, kishte shtangur mysafirët e një restoranti në ishullin italian Capri, duke refuzuar të hajë ushqimin e porositur, përderisa nuk i hedh ushqimit mëlmesat e saj, por edhe salcën djegës nga Xhamajka. Ato është dashur t'i sjell truproja me të cilin ishte duke darkuar. Nuk është Naomi e vetmja me kërkesat e çmendura.Lady Gaga njihet për nga ekstravaganca, kështu që nuk çudit shprehia e saj që me vete të marrë filxhanin dhe pjatën e saj. Refuzon të pijë kafe apo çaj në ndonjë filxhan tjetër. Ajo njëherë e kishte harruar filxhanin dhe pjatën e saj në dhomën e hotelit, kështu që e kishte paguar ekstra taksistin që t'ia sjell ato.Aktori i njohur, Bruce Willis është gjithmonë i pakënaqur. Kohë më parë me sjelljen arrogante dhe të bërtitura, kishte detyruar një kameriere të qaj në një restorant. Bruce Willis ushqimin e porositur e kishte kthyer tri herë, pasi nuk i dukej i shijshëm dhe pastaj ishte larguar pa e ngrënë. Këta janë vipat kapriciz.