Raporti i OBSH: Ndotja e ajrit vret 7 mln njerëz në vit, vendet në zhvillim më të riskuara

Ndotja e ajrit vret rreth 7 milionë njerëz në vit, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.Në raportin e publikuar sot, agjencia e OKB-së thotë se ndotja e ajrit është shkak i një në tetë vdekje dhe se është bërë rreziku më i madh mjedisor për shëndetin.OBSH thotë se në vitin 2012 ka pasur rreth 4.3 milionë vdekje si pasojë e ndotjes së ajrit të brendshëm dhe 3.7 milionë të tjera nga ndotja e ajrit në natyrë.Shumica e këtyre rasteve thuhet se kanë ndodhur në vendet në zhvillim.