SHBA, 8 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2014, 07:15
Autoritetet në shtetin amerikan të Uashingtonit në veri-perëndim të vendit kanë deklaruar se numri i të vdekurve nga një rrëshqitje masive dheu ka arritur në tetë, ndërkohë që 18 të tjerë figurojnë të zhdukur.Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se ekipet e shpëtimit nuk kanë pare shenja jete nga grumbulli i dheut që mbulon një sipërfaqe prej 2.6 km2 por do të vazhdojnë operacionet gjatë ditës së sotme.Masa e baltës, pemëve, gurëve dhe mbetjeve të ndryshme rrëshqiti nga një shpat mali në një zonë rurale pranë qytetit të Siatellit. Rrëshqitja e dheut shkatërroi rreth 30 shtëpi dhe plagosi tetë vetë.Zyrtarët fajësojnë shirat e dendur të kohëve të fundit për mbingopjen e shtresës së dheut, duke shkaktuar rrëshqitjen masive.