Dy të vdekur nga orteku i borës në Sochi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Mars 2014, 09:15
Dy persona kanë gjetur vdekjen nga një ortek bore në pikën turistike në Sochi të Rusisë, ku edhe po zhvilloheshin Lojërat olimpike dimërore.Dy persona humbën jetë një ditë pasi olimpiada u hap për publikun.Autoritetet ruse bëjnë me dije se gjithsej gjashtë skijatorë ishin goditur nga orteku i borës, katër nga të cilët kanë shpëtuar ndërsa dy persona kanë mbetur të vdekur. Të dy viktimat, janë femra.Pavarësisht punës së menjëhershme të ekipit të shpëtimit, trupat e dy femrave ishin gjetur të pajeta nën dëborë.